Një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 29.05.2025 rreth orës 08:30, në Lipjan.


Tutje bëhet e ditur se pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruara dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/