Publikohet video e përplasjes së ashpër mes Ronaldos dhe Cuadrados pas pjesës së parë të Juventusit ndaj Portos në Ligën e Kampionëve

Me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve nga Porto sezonin e kaluar, pamjet e Cristiano Ronaldos dhe Juan Cuadrado janë shfaqur në dokumentarin “Gjithçka ose asgjë: Juventus”, me dyshen që kanë shkëmbyer disa fjalë të forta për njëri-tjetrin.
Porto po fitonte 1-0 në Allianz Stadium, që nënkuptonte një epërsi të përgjithshme 3-1.
Kjo nuk i pëlqeu shumë yllit portugez, Ronaldos dhe ai nuk mund ta fshihte pakënaqësinë e tij nga pjesa tjetër e Juventusit gjatë pjesës së parë.
Me të arritur në zhveshtore, portugezi fillon acarimin e tij me lojën dhe aty ndërhyn Cuadrado, duke shkëmbyer disa fjalë të forta.
Videot janë publikuar tashmë nga Amazon Prime dhe janë në kuadër të dokumentarit “Gjithçka ose asgjë: Juventus”.
La discusión que tuvieron Cristiano Ronaldo y Juan Guillermo Cuadrado cuando fueron compañeros en la Juventus ?
? las imágenes corresponden al documental Juventus All or Nothing pic.twitter.com/boPd4JHaLK
— Múnera Eastman Radio (@RadioMunera) November 25, 2021
Pas kësaj, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, kërkon t'i qetësojë gjërat, duke ndërhyrë.
“Mjaft, le të shkojmë. Mjaft, Cris. Mjaft, Juan. Duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Do të vazhdojmë në këtë frymë, por pa u grindur, me qëndrimi i dikujt që dëshiron të fitojë”, dëgjohet trajneri italian.
Juventusi përfundimisht do të humbiste 3-2 dhe Ronaldo do të largohej nga Torino për t'iu bashkuar Manchester United në fund të afatit kalimtar. /Telegrafi/










































