Është publikuar paraqitja finale e shkurtër e adaptimit filmik të librit horror të Stephen Kingut, “The Shining”, që ndjek jetën e të rriturit Dan Torrance, gjegjësisht Doctor Sleep.
Disa vite pas ngjarjeve në pjesën e parë të horrorit, i rrituri Dan Torrance njihet me një femër me aftësi të ngjashme që i ka edhe ai.
Në këtë mënyrë, ai mundohet ta mbrojë nga kulti “The True Knot”, i cili i përfshin fëmijët që kanë fuqi për t’i bërë të pavdekshëm.
Regjinë e horrori të titulluar “Doctor Sleep” e ka bërë Mike Flanagan, duke u bazuar në librin e King të vitit 2013.
Torrance tash është një 40-të vjeçar me fuqi psikike, i cili lufton me alkoolizmin, ndërsa rolin e tij e luan Ewan McGregor.
Billy Freeman, Crow Daddy, Dr. John, Snakebite Andi dhe shumë të tjerë, e përbëjnë listën e aktorëve të filmit që do të nisë shfaqjen më 8 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/