LAJMI I FUNDIT:

Publikohet mesazhi i Gruevskit për “Monstrën”: “Shiptarkite” mund të kenë tanke, ndërsa policia nuk mund t’ju bëjë asgjë

Publikohet mesazhi i Gruevskit për “Monstrën”: “Shiptarkite” mund të kenë tanke, ndërsa policia nuk mund t’ju bëjë asgjë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Në seancën e sotme janë publikuar SMS-porosi dhe transkripta nga bisedat telefonike, lidhur me këtë ngjarje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi Ognen Stavrev ka lexuar edhe disa mesazhe nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.


“BDI në gjitha anët po shpërndan gjënjeshtra për veprimin e MPB-së për vrasjen e pesëfishtë. Kjo i bën dëm të madh shtetit”, ka shkruar Gruevski.

Në një mesazh tjetër ai thotë.

“Disa organizata të grave ose Kishës Ortodokse Maqedonase duhet t’i replikojnë BFI-së. Duket se shqiptaret mund të ruajnë tanke, ndërsa policia nuk mund t’ju bëjë asgjë vetëm pse janë gra muslimane”, i ka shkruar Gruevski bashkëbiseduesit.

Mesazh me përmbajtje të ngjashme ka dërguar edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, e cila ka shkruar: “turp është kjo që na e bëjnë”.

Gjithashtu është lexuar mesazh i dërguar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për bashkëpartiakun e tij, Bujar Osmani. Sipas TV Shenja, në një mesazh Ahmeti i thotë Osmanit të mos merr përgjegjësi për këtë rast.

“Mos e djeg veten për ta mbrojtur ‘Monstrën”. Të pash dje dhe më erdhi keq. Ti nuk je aq në funksion të lartë në Qeveri, iki përgjegjësisë dhe mos u përball”, i ka shkruar Ahmeti Osmanit.

Rasti “Monstra” është në fazë të provave dhe po lexohen 133 000 SMS porositë dhe traskriptet e propozuara nga prokuroria si prova shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori