Janë publikuar rezultatet e sonadazhit të Ditës së Flamurit të mbajtur më 28 nëntor nga platforma e avancuar teknologjike, Pyper.

Sondazhi i realizuar më 28 nëntor ka përmbajtur pyetje të ndryshme, ku shqiptarët nuk kanë hezituar që të përgjigjen.

71.87% e shqiptarëve janë përgjigjur se kombësia e tyre është "shqiptar".

Ky trend i përgjigjeve është reflektuar edhe në pyetje tjera, por me luhatje në përqindje.

Kjo pasi që 59.02% e atyre që janë përgjigjur mendojnë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

kosova 2 4 Pamje e përgjithshme e aplikacionit Pyper!

Dëshira për t'u quajtur shqiptar lidhet ngushtë me dëshirën për ta pasur një komb, kurse 37.70 për qind e konsiderojnë 28 nëntorin ditë të thjeshtë pushimi, ani pse 87.80% mendojnë se duhet të jetë festë zyrtare.

Pyper është platformë e avansuar teknologjike për realizimin e hulumtimeve dhe grumbullimit të të dhënave. Merrni pjesë në pyetësorë duke fituar bonuse që mund t'i konvertoni në mbushje.

Në sondazh morën pjesë rreth 600 respondentë, kurse rezultatet e plota mund t'i gjeni më poshtë.


Rezultatet e sondazhit të Ditës së Flamurit për 28 nëntor në Pyper:

Sa e konsideroni veten patriot? Shumë - 50.08% Deri diku - 44.72% Aspak - 3.58% Nuk e di - 1.63%Cila datë është më e rëndësishme për ju? 28 nëntori - 25.37% 17 shkurti - 16.91% Të dyja njësoj - 56.10% Asnjëra - 1.63%A mendoni që festa e 28 nëntorit duhet të jetë festë zyrtare e Kosovës? Po - 87.80% Jo - 12.20%Cilin flamur e preferoni zakonisht në festat familjare si darsmat, ndërtim shtëpie, festime etj? Flamurin e Kosovës - 10.73% Flamurin e Shqipërisë - 47.64% Të dy - 41.63%A mendoni që Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet? Po - 59.02% Jo - 30.73% Nuk e di - 10.24%Nëse ju pyet dikush se cilës kombësi i përket, me cilën përgjigje ndjeheni më rehat? Kosovar - 28.13% Shqiptar - 71.87%Nga 1 në 10, sa ndjeheni krenar që jeni shqiptar? Aspak krenar - 2.60% Shumë krenar - 71.06%Si e keni kaluar këtë 28 nëntor? Duke ngrënë/pirë, grill, darkë me familje/miq - 35.77% Me fishekzjarre - 0.81% Koncert - 4.72% Udhëtime - 5.20% Blerje/pazar - 1.30% Punë - 11.38% Nuk kam bërë asgjë të veçantë - 38.70% Tjetër - 2.11%


Shkarkoni aplikacionin Pyper për sondazhe tjera – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper për sondazhe tjera – Android.