LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes – banditët qëllojnë mbi patrullën e policisë në Meksikë, pastaj ua vënë zjarrin

Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes – banditët qëllojnë mbi patrullën e policisë në Meksikë, pastaj ua vënë zjarrin

Disa të armatosur kanë hapur zjarr mbi një patrullë të katër oficerëve të policisë në shtetin veri-qendror meksikan të Zacatecas.

Por, sulmi i tyre ndaj policëve nuk përfundoi me kaq, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.,

Kjo pasi që, ata më pas derdhën benzinë në automjetin e tyre të patrullës dhe dogjën oficerët.


Departamenti i policisë së shtetit tha të enjten vonë se patrullat e tjera të policisë ndoqën sulmuesit, duke vrarë dy dhe arrestuar shtatë prej tyre.

Ata gjetën jelekë anti-plumb të oficerëve të vdekur dhe sasi municioni në posedim të të dyshuarve.

Disa orë më vonë të premten, policia zbuloi një kamp të karteleve të drogës aty pranë, ku dy viktima të rrëmbimeve ishin mbajtur në robëri që nga janari. Asnjë arrestim nuk u bë në kamp.

Departamenti nuk ka thënë se cilës bandë i përkisnin sulmuesit, por mbetjet e kartelit të vjetër Zetas kanë qenë aktivë atje.

Shteti kryesisht bujqësor i Zacatecas është bërë gjithnjë e më shumë në qendër të betejave midis karteleve rivale, duke përfshirë mbetjet e Zetas, kartelet e Gjirit dhe Sinaloa dhe kartelin rivale Jalisco New Generation. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori