Një laborator prodhimi kriptomonedhash është zbuluar në qytetin e Krujës.

Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë.


bitcoin1  1

bitcoin  1

Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale. Shqipëria ende nuk e ka rregulluar me ligj prodhimin e monedhave virtuale dhe deri më tani ky aktivitet është illegal shkruan ABCNews. /Telegrafi/.