Publikohen pamjet e reja të tentim vrasjes së kryeministrit japonez

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon momentin kur u bë atentati ndaj kryeministrit japonez, Fumio Kishida gjatë qëndrimit në qytetin Wakayama.
Në video shihet se si në drejtim të Kishidas është hedhur një lloj mjeti shpërthyes, të cilin një nga sigurimet e tij fillimisht e ndal me një çantë dhe më pas e godet me shkelma.
Pas kësaj, roja i sigurisë hap çantën, të cilën e përdor si mburojë për të mbrojtur kryeministrin dhe largohet me të drejt një vendi të sigurt. Personi që përdori mjetin shpërthyes u arrestua.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































