Përleshja fizike ndërmjet Noizyt dhe Cllevios ka qenë kryetemë mediatike që nga dita e djeshme (e hënë).
Gjatë të hënës u shpërnda një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej Rigels Rajku duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.
Ishte një insert i shkurtër disa sekondëshe që u shoqërua me reagimet e dy të përfshirëve, por edhe njerëzve që e njohin dyshen.
Është raportuar se gjithçka ka nisur nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.
Ditën e sotme (e martë), është publikuar një tjetër video më e gjatë, në të cilën është xhiruar situata më e plotë e përleshjes fizike mes të përfshirëve në këtë ngjarje. /Telegrafi/