LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje nga dëmtimi i klubit bullgar në Ohër

Publikohen pamje nga dëmtimi i klubit bullgar në Ohër

Televizioni bullgar BTV, në mëngjes ka publikuar video incizim nga incidenti në të cilin persona të maskuar kanë dëmtuar qendrën kulturore bullgare “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

Në incizimin e kamerave të sigurisë së Klubit vërehen tre persona se si e demolojnë klubin me gur.

Nga SPB Ohër, thonë se nuk kanë informacione të mjaftueshme për incidentin përveç asaj që është thënë ditën e djeshme dhe se vazhdojnë me masat për gjetjen e kryerësve.


Në lidhje me publikimin e video incizimeve, zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski shkurt u përgjigj se “do të shfrytëzohet gjithçka që mundet të ndihmojë në gjetjen e kryerësve”.

Dje në faqen zyrtare të Klubit Car Borisi III – në Ohër në Facebook janë paraqitur fotografi nga objekti i dëmtuar me informacionin se incidenti ka ndodhur në ora 2 pas mesnate. Janë thyer dritaret në hyrjen e hapësirave.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, mbrëmë ka dënuar dëmtimin e klubit kulturor.

“Veprime të tilla pengojnë qëllimisht përpjekjet për vendosjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, si parime udhëzuese në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori