LAJMI I FUNDIT:

Publikohen listat e nxënësve fitues në Dituri edhe për gjashtë komuna (Listat e rezultateve)

Publikohen listat e nxënësve fitues në Dituri edhe për gjashtë komuna (Listat e rezultateve)

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, të gjithë nxënësit pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të garojnë për njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor. Këtë ua ka mundësuar atyre Gara Nacionale e Diturisë në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.

Fillimisht, është publikuar lista e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Pas kësaj liste,  filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531 fitues.


Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel shkolle për gjashtë komuna. Për komunën e Klinës ku fitues janë 862 fitues, Lipjan 281, Malishevë 1481, Mitrovicë 1012, Novobërdë 112 dhe Obiliq 306. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 4054.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar. /Telegrafi/

Rezultatet për komunat e Klinës, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës dhe Obiliqit:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Klina(2).pdf

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lipjan.pdf

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Malisheve.pdf

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mitrovica(2).pdf

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Novoberda%20.pdf

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Obiliq.pdf

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori