LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhet satelitore – pamje që tregojnë dëmtimin e bazës amerikane, pas sulmit me raketa nga Irani

Publikohen imazhet satelitore – pamje që tregojnë dëmtimin e bazës amerikane, pas sulmit me raketa nga Irani

Disa pamje satelitore thuhet se tregojnë dëmtimin e bazës ajrore në Irak, pas sulmit me raketa nga Irani.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, pamjet u morën pasi Irani nisi më shumë se një duzinë raketash në bazat që strehojnë forcat amerikane dhe të koalicionit në Irak herët në mëngjes të mërkurën – një sulm që shkaktoi disa dëme por nuk rezultoi në viktima.

Imazhet, të marra nga Planet Labs dhe të raportuara së pari nga NPR, tregojnë se struktura të shumta në bazën ajrore Al-Asad ishin goditur gjatë sulmit.


Objektet bazë që u dëmtuan nga sulmi duket se ishin pajisjet shtëpiake dhe aeroplanët sesa personeli, i tha NPR, Dave Schmerler, një analist në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Middlebury në Monterey.

Shtëpia e Bardhë nxjerr pamjet: Trump me ekipin e sigurisë, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë nxjerr pamjet: Trump me ekipin e sigurisë, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak

“Ndoshta ata kishin për qëllim të godisnin zonat me pajisje”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë, sipas disa mediave, kanë thënë se provat sugjerojnë që Irani mund të jetë përpjekur qëllimisht të shmangë shkaktimin e viktimave që mund të shtyjnë SHBA-në që të hakmerret me forcë.

Duke folur të mërkurën, presidenti Donald Trump njoftoi se nuk kishte viktima amerikane dhe e karakterizoi dëmin në instalimet e synuara si “minimal”.

Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, përveç sulmeve me raketa, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Nga Lufta Koreane, vrasja e Soleimanit e deri te vendosja e rusëve në Kosovë: Momentet kur bota ishte në prag të Luftës së Tretë Botërore
Lexo po ashtu Nga Lufta Koreane, vrasja e Soleimanit e deri te vendosja e rusëve në Kosovë: Momentet kur bota ishte në prag të Luftës së Tretë Botërore

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori