Prokuroria Speciale Publike i është kundërpërgjigjur Gjykatës themelore Shkupi 1, në lidhje me shtyerjen e disa seancave të rastit ''Puç'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, seancat gjyqësore nuk janë shtyrë për shkak të PSP-së, por për shkak se Gjykata nuk ka siguruar kushte për mbajtjen e seancave.


Portali MKD bën të ditur se PSP-ja e ka demantuar gjykatën e lartëpërmendur, për gjoja shtyerje të seancës për ''festë private të prokurores Janeva'', që sipas të gjitha gjasave, ndërlidhet me dasmën e vajzës së saj, por për shkak se gjykata nuk ia ka dhënë dëshmitë PSP-së./Telegrafi/