LAJMI I FUNDIT:

PSP me dy akuza të reja për financimin e OBRM-PDUKM-së dhe për selinë qendrore

PSP me dy akuza të reja për financimin e OBRM-PDUKM-së dhe për selinë qendrore

Prokuroria Publike Speciale sot deri te Gjykata Penale Shkupi 1 dërgoi dy aktakuza si rezultat i procedurës hetimore të zbatuar në lëndën e njohur në publik si “Talir”.

Për arsye të përshtatshmërisë, PSP-ja ndau procedurën e lëndës “Talir”, ku kanë ngritur edhe dy aktakuza. Njëra akuzë ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së, dhe i dyti ka të bëjë me ndërtimin ilegal të selisë së partisë OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria thotë se është ngritur akuzë për gjashtë persona fizik dhe një person juridik. Në këtë rast, këto persona akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash.


Sipas Prokurorisë, Nikolla Gruevski akuzohet se në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 me keqpërdorim të pozitës zyrtare, në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, ka siguruar financa nga burime anonime dhe kundërligjshme për partinë politike OBRM-PDUKM ndërsa në këto aktivitet është ndihmuar nga Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski që kanë siguruar mjete për zbatimin e veprës penale, kanë kryer presion ndaj përfaqësuesve të personave juridik që kanë arritur marrëveshje për furnizime publike m e para shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori