Psikologia nga Harvardi e tregon trukun që ju ndihmon të ndjeheni më pak të shqetësuar

Susan David, psikologe në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe autore e librit “Emotional Agility”, ka folur për rëndësinë që ka etiketimi i saktë i emocioneve
Kur ajo punon me klientë, ata gjithmonë i thonë se ndjehen të stresuar, p.sh., ajo i pyet: Cilat janë dy mundësi tjera?
Këtë e bën në kuptimin se cilat janë dy mundësitë tjera për mënyrën se si ndjeheni? Është ekuivalentja e pyetjes që ia bëni fëmijës kur ndjehet i lodhur apo me marramendje – a jeni të zhgënjyer? Të mërzitur? Vetëm atëherë mund të bëni që të ndjeheni më mirë, transmeton Telegrafi.
Në rastin e të deklaruarit se jeni të stresuar, David thotë se problemi nuk është gjithmonë si pasojë e menaxhimit të kohës. Kërkoni më thellë, thotë ajo, ndoshta jeni të zhgënjyer me vendimet që i keni marrë në karrierë dhe kjo është arsyeja se përse ndjeheni të stresuar.
David ka treguar përfitimet e asaj që psikologët e quajnë “grimcimi emocional”, ose ndryshe hulumtimi super-specifik për ndjenjat që i keni.
Në qershor të vitit 2016, psikologia Lisa Feldman Barret kishte publikuar një opinion në The new York Times rreth grimcimit emocional, koncept që ajo dhe bashkëpunëtorët e saj e kishin studiuar hollësisht.
Hulumtimi i Barret kishte sugjeruar se emocionet e vazhdueshme negative nuk janë gjithmonë të këqija – të paktën përderisa mund të punoni në mënyrën që të kuptoni se çfarë saktësisht është ajo që po e përjetoni.
Barret shkruan se grimcimi emocional është i rëndësishëm sepse në thelb truri i konstrukton qëndrimet tona emocionale, pjesërisht duke u bazuar në atë se si i përshkruajmë ne. Prandaj, kur përdorni fjalë të ndryshme për të përshkruar përvoja të ndryshme emocionale, ju i jepni vetes mjetet e duhura për t’i bërë ballë çdo situate të vështirë.
David thotë se ky fenomen është shembull i asaj se si duhet ta njohim veten nëse do të jemi njerëz punëtorë dhe të suksesshëm. Nuk është vetëm rreth asaj të qenit mirë me, siç e quan ajo, “botën fizike” – me menaxhim të kohës dhe leximin e raporteve. Kjo është gjithashtu për të mësuar se si ta menaxhoni vetveten.
Përderisa ne nuk jemi të aftë të kultivojmë efektivitet të brendshëm me emocionet dhe mendimet tona rreth emocioneve, asnjëherë nuk do të mundemi të jemi efektivë.
Këtë mund ta filloni duke dëgjuar dhe duke u angazhuar në dialogun e brendshëm që fillon me pyetjen e dy mundësive tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës