Paris Saint-Germain ka kërkuar të largoj Angel Di Marian nga skuadra gjatë afatit kalimtar dimëror, por një gjë e tillë ka dështuar.
Të zhgënjyer me punën Di Marias gjatë pjesës së parë të sezonit, menaxhmenti sportiv i PSG, duke përfshirë Patrick Kluivert, dhe trajnerin Unai Emery, u përpoq për të transferuar argjentinasin në Kinë.
Sipas informacioneve të L’Equipe, zyrtarët e ekipit parisien këtë dimër kërkuan nga përfaqësuesit e argjentinasit, duke përfshirë e agjentin e famshëm, Jorge Mendes, për të parë nëse ndonjë klub i Superligës kineze do jenë të interesuar në profilin e mesfushorit-sulmues.
Megjithatë, ishte ish-futbollisti i Real Madridit ai i cili ka refuzuar një transferim në Kinë, edhe pse kishte oferta të majme me shifra monstruoze.
Argjentinasi u transferua në korrik të vitit 2015 nga United te PSG, por paraqitjet e tij kanë qenë të luhatshme, duke bërë që drejtuesit të humbin durimin për futbollistin që paguan rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/