Paris Saint-Germaini është pranë që të heqë dorë nga Gianluigi Donnarumma dhe ta kërkojë një portier tjetër.

18-vjeçari është kërkuar nga klubi francez gjatë verës, mirëpo asokohe e rinovoi kontratën me Milanin.


donna (Foto: Getty Images)

Akoma vazhdojnë tensionet ndërmjet agjentit të portierit, Mino Raiola dhe Rossonerëve, pasi klubi italian është i vendosur që ta mbajë Donnarumman.

Mirëpo, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e PSG-së janë lodhur nga loja që po luajnë homologët e tyre te Milani.

Alisson 1 (Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, presidenti i Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë direktiva drejtorit sportiv, Antero Henrique, që t'i shqyrtojë opsionet tjera.

Alisson i Romës dhe Jan Oblak i Atletico Madridit, janë shënjestrat kryesore të klubit francez.

JanOblak (Foto: Getty Images)

Portieri i Atleticos ka një klauzolë në vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Roma duhet t'i vë çmim portierit të vet, pasi ai nuk ka një klauzolë. /Telegrafi/

telegrafi sport app