PSG i shpëton humbjes nga Lens

Paris Saint-Germaini ka bërë një tjetër hap fals në Ligue 1 duke barazuar (1-1) në udhëtim te Lens në Stade Bollaert-Delelis.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura dhe rezultatin fillestar të takimit.
Në pjesën e dytë (62’), Seko Fofana dërgoi një goditje të pandalshme nga jashtë zonës që u ndal në rrjetë.

Georginio Wijnaldum e shpëtoi liderin nga humbja me një gol të shënuar në minutat shtesë (90’+2). Asistues ishte Kylian Mbappe.
Me gjithë barazimin, Paris Saint-Germaini është i paprekshëm në krye të tabelës, pasi ka 42 pikë, 13 më shumë se përcjellësi i parë Marseille. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































