Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Rasenball Sport Leipzi dhe Paris Saint-Germainit, në takimin që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze ka shkuar në pushim të 45 minutave të parë me rezultat 2-0.


Skuadra franceze kishte një shans të artë në minutën e 13-të cilën e konkretizuan mjaftë mirë.

Nga një harkim në zonë i Angle di Marias, Marquinhos pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.

Kampioni i Ligue 1 nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias (42'), që pranoi një asistim nga Neymar.

Përqindja e topit dhe shanset për gol ishin në anën e tyre, derisa RB Leipzigu kishte vetëm një goditje në portë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ftblronan/status/1295809216993726465

https://twitter.com/FTTV10/status/1295801288211468288?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1295801288211468288%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpsg-kalon-ne-eperis-ndaj-rb-leipzigut-gol-bukur-koke-nga-marquinhos%2F

telegrafi sport app