Julian Weigl mund të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi verdh e zi është duke kaluar nëpër një formë fantastike duke kryesuar në Bundesliga.


Por Weigl nuk po luan shumë nën urdhrat e Luciane Favre dhe kjo nuk po i pëlqen gjermanit.

23-vjeçari ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet në janar në drejtim të Parisit.

https://twitter.com/JuWeigl/status/1045249985053364224

Kampionët në fuqi të Francës edhe gjatë afatit kalimtar veror e kërkuan me ngulm yllin gjerman por që u refuzuan nga Dortmund.

Verdhezinjtë mund ta lënë të lirë të largohet Weigl, vetëm nëse PSG pranon të paguajë shumën prej 50 milionë eurove.

https://twitter.com/JuWeigl/status/1037374856814370820

Gjithsesi klubi parisien nuk do ta ketë të lehtë transferimin e gjermanit, pasi në garë për të janë edhe Arsenal dhe Bayern Munich.

Weigl ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app