Largimi i Kylian Mbappes ka lënë një boshllëk dhe Paris Saint Germain po duan ta zëvendësojë sa më shpejtë.

Ylli francez u largua nga parisienët si një futbollist i lirë për të kaluar te Real Madrid, ndërkohë PSG po kërkon një zëvendësues të denjët për Mbappen.


Objektivi kryesor i tyre është transferimi i Victor Osimhen, edhe pse asnjëherë nuk është e lehtë të transferosh një lojtar nga Napoli.

Osimhen 1

Me një klauzolë përfundimi të përcaktuar në 130 milionë euro, Osimhen bëhet një nga objektivat më të shtrenjtë dhe më të lakmuar në tregun aktual.

PSG-ja, e ndërgjegjshme për konkurrencën dhe sfidën financiare që përfaqëson ky operacion, është e gatshme të vendosë në tavolinë shumën e nevojshme për ta transferuar nigerianin në Parc des Princes.

'Le10Sport' ka raportuar se parisienët tanimë janë në bisedime të avancuara me Napolin dhe duan me çdo kusht rikthimin e Osimhen në Ligue 1, ku nigeriani më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Lille.

Përveç PSG-së në garë për Osimhen mbeten edhe dy top skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/

telegrafi sport app