PSG fiton lehtësisht ndaj Nantes

Paris Saint-Germain ka fituar 3-0 në udhëtim te Nantes në kuadër të javës së gjashtë në Ligue 1.
Pas 18 minutash lojë, Lionel Messi gjeti për mrekulli Kylian Mbappen, që shënoi golin e parë të takimit.
Me këtë gol të vetëm përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Mbappe dhe Messi sërish bashkëpunuan, tani për 2-0 që u realizua në minutën e 54-të.
Për të vulosur fitoren e PSG-së u përkujdes Nuno Mendes (68’), që shënoi për 3-0.
Pas javës së gjashtë, PSG është lider me 16 pikë, ndërsa në xhiron e shtatë do të takohet me Brestin. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore

Nga
Telegrafi
03/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































