PSG – Bayern Munich: Statistika, analizë dhe parashikim për finalen e Ligës së Kampionëve
Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet sonte (e diel) mbrëma nga ora 21:00.
Liga e Kampionëve ka sjell një finale të madhe dhe shumë interesante mes PSG-së dhe Bayernit, të cilët do të tentojnë ta fitojnë trofeun më të madh ekipor evropian në ndeshjen që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Vendi: Estadio da Luz (Lisbonë)
Koha: E diel, ora 21:00
Lajme rreth ekipeve
PSG
Keylor Navas mbetet një dyshim i madh për Paris Saint-Germain pasi humbi fitoren e tyre gjysmëfinale ndaj RB Leipzig për shkak të dëmtimit.
Marco Verratti është rikthyer. Italiani doli nga bankina kundër RB Leipzig kur fillimisht u mendua se nuk do të luante përsëri deri në sezonin e ardhshëm.
Leandro Paredes ka luajtur mirë në dy paraqitjet e tij të fundit për PSG, por me shumë mundësi do t’i lëshoj vendin Verrattit.
Kylian Mbappe u rreshtua në të majtë kundër Leipzig, por do të ishte për t’u habitur nëse tre sulmuesit nuk do të rrotulloheshin, veçanërisht me hapësirën e lënë pas nga Alphonso Davies në krahun e majtë të Bayern Munich.
Kjo është ndeshja e fundit e Thiago Silva për PSG-në. Juan Bernat përballet me klubin e vjetër Bayern.
Bayern Munich
Benjamin Pavard u kthye nga lëndimi në fitoren 3-0 të Bayern Munich ndaj Lyon në gjysmëfinalen e së mërkurës. Ai është një opsion për të filluar si mbrojtës i djathtë nëse Hansi Flick dëshiron që Joshua Kimmich të zhvendoset në mesfushë.
Jerome Boateng u largua pas pjesës së parë kundër Lyonit dhe tani duhet të konsiderohet një dyshim i madh për Bayernin. Niklas Sule është në gatishmëri për të luajtur si titullar në finalen e së dielës.
Kingsley Coman pritet të vendoset përsëri në bankinën kundër klubit të fëmijërisë Paris Saint-Germain.
Fakte
Ka pasur mbi tri të shënuar në 28 nga 33 ndeshjet e fundit të PSG -së në Ligën e Kampionëve.
Bayern ka fituar 10 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Bayern ka shënuar të paktën 3 gola në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
PSG ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Ka pasur mbi tri gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Bayern ka fituar në pjesën e parë dhe në kohën e plotë në pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Tri ndeshjet e fundit mes PSG dhe Bayernit kanë dhuruar mbi tri gola secila në të gjitha garat.
PSG ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të tyre në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Kanë kaluar shumë kohë, por Paris Saint-Germain e ka arritur finalen e parë në Ligën e Kampionëve. Për besimin e tyre ata bën një paraqitje shumë të mirë kundër RB Leipzig në gjysmëfinale dhe fituan 3-0. Përderisa ata shkojnë në finalen e së dielës, ata me siguri nuk janë aspak jo-favorit.
Bayern Munich ka luajtur në shumë finale të Ligës së Kampionëve, por në këtë finale ata mund ta fitojnë tripletën për herë të dytë ndonjëherë. Bayerni shënoi mesatarisht 4,2 gola për ndeshjet e Evropës këtë sezon, me Robert Leëandoëski vetëm dy gola pas rekordit të Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar 17 gola në një sezon të vetëm në Ligën e Kampionëve.
Bayern qartë ka fuqinë dhe sigurinë për të mposhtur PSG-në, por ata kanë treguar paksa probleme në mbrojtje në të dy ndeshjet e tyre të fundit. As Barcelona dhe Lyon nuk ishin në gjendje të kapitalizojnë në hapësirën e lënë nga Alphonso Davies në të majtë, por me Neymar, Di Maria dhe Mbappe, PSG kanë mjetet për të shkaktuar probleme të mëdha për klubin gjerman. Kjo mund të dëshmohet si një nga finalet më argëtuese në historinë e fundit.
Parashikimi: PSG 2-3 Bayern Munich
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet
La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës
Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025