Përgatiti: Ilaz Aliu
Alkooli (dhe alkoolizmi) ka qenë tipar përcaktues i jetës letrare në ShBA, ndërsa disa hulumtime tregojnë lidhjen e qartë – që mund të bazohet në neurologji – mes procesit të shkrimit dhe pirjes. Në librin e saj të vitit 2014, Udhëtimi në Eko Spring, Olivia Laingu e analizoi rolin që alkoolizmi luajti në jetën e gjashtë shkrimtarëve amerikanë (John Berryman, Raymond Carver, John Cheever, F. Scott Fitzgerald, Ernest Hemingway dhe Tennessee Williams), duke gjetur lidhjet e thella psikologjike midis varësisë nga alkooli dhe gjenialitetit krijues. Rreth dymbëdhjetë shkrimtarë ishin madje të ndikuar nga alkooli – gjatë procesit të punës. Edna St. Vincent Millay i shkroi esetë e saj për revistën Vanity Fair, më 1921, teksa pinte xhin; Rruga drejt lavdisë (1936) e William Faulknerit u shkrua me “infuzionin” e uiskit; me ndihmën e sasive të bollshme të çajit të nxehtë dhe sherit, Carson McCullers e shkroi – në vitin 1940 – veprën Zemra është gjuetar i vetmuar; Raymond Chandler bazohej në koktejet xhimletë (dhe pijet me vitamina) për ta shkruar skenarin e filmit Dahlia e kaltër; ndërsa Truman Capote më 1965 gëlltiste dopio të martinit kur punonte për veprën Në gjakftohtësi. Në të njëjtën kohë, bitnikët preferonin drogat dhe alkoolin dhe ata i krijuan materialet më të mira duke përdorur Benzedrin, heroinë dhe LSD.
Është e vërtetë se shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë qenë alkoolistë. Lista përfshin Hunter S. Thompsonin, Tennessee Williamsin, Dorothy Parkerin, Charles Bukowskin, Jack Londonin dhe Truman Capoten dhe shumë të tjerë.
Jack Kerouac, F. Scott Fitzgerald dhe Dylan Thomas vdiqën nga shëndeti i dobët – që ndërlidhet me komplikimet e alkoolizmit. Ernest Hemingway bëri vetëvrasje pas alkoolizmit, depresionit dhe sëmundjeve mendore. Të gjithë ata me të vërtetë kanë vuajtur për artin e vet, duke qenë se shumica e tyre pinin gjatë gjithë jetës. Por, alkooli u ndihmoi atyre që të shkruanin ose të mbijetonin jetën e shkrimtarit.
“Fillova ta përshpejtoj përfundimin e një mijë fjalëve të mia të përditshme, duke e marrë një pije – pasi pesëqind fjalë ishin shkruar. Nuk kaloi shumë kohë kur me një pije i fillova ato një mijë fjalë”, ka thënë Jack London.
Alkooli ndihmon në heqjen e kufizimeve dhe ndoshta kjo disa njerëz i ndihmoi që të shkruajnë për të vërtetën, ose ta çlirojnë imagjinatën për të shkruar gjëra të “çmendura”.
“Sa më plak që bëhesha, aq më shumë dehesha. Pse? Sepse më pëlqen ekstaza e mendjes”, ka thënë Jack Kerouac
Alkooli mund të na bëjë edhe më zbavitës, më të butë dhe më tërheqës – ose të paktën kështu duket pas disa pijeve. E jep besimin e rremë që na ndihmon të kalojmë nëpër situatën që mund të jetë e frikshme. Shumë shkrimtarë janë të turpshëm ose nuk kanë besim në vete, kështu që kjo mund të ndihmojë në këtë situatë.
Dylan Thomasi ka pirë deri në ditën që vdiq. Mjeku i tij në Nju-Jork e ka mjekuar nga deliriumi duke i dhanë morfinë – të cilat injeksione vetëm ia përkeqësuan gjendjen dhe ai ra në komë. Nuk ka dyshim se Thomasi kishte pirë shumë në ditën që e çuan në spital. Një ditë më parë kishte hapur një shishe të uiskit Old Grand-Dad.
Shkrimtari amerikan John Cheever ka thënë: “Shkrimtari kultivon, zgjeron, lind dhe ndez imagjinatën e vet. Teksa zhvillon imagjinatën e vet, mbush kapacitetin e tij për ankth dhe në mënyrë të pashmangshme bëhet viktimë e dërrmimit nga fobitë të cilat mund të zbuten vetëm nga doza e heroinës apo e alkoolit”.
“Fillova të pi me të madhe, pasi kuptova se gjërat që unë më së shumti i kam dashur në jetë – për veten time dhe për shkrimet e mia, për gruan time dhe për fëmijët – thjesht nuk do të ndodhnin”, ka thënë Raymond Carver.
Gjenet mund të qëndrojnë prapa një predispozite për alkoolin. Edhe tragjedia e fëmijërisë, p. sh. baballarët vetëvrasës (rasti i Berrymanit dhe Hemingwayt). Por, vetëm Tennessee Williams fliste më me sinqeritet: “Pse një burrë dehet? Janë dy arsye: 1. Është shumë i frikësuar për diçka të keqe; 2. Nuk mundet të përballet me të vërtetën”.
Një nga ankesat e Hemingwayt, kundër Fitzgeraldit, ishte se ai shumë lehtë dehej. Hemingway dhe Cheever pëlqenin të mburreshin se mund të pinë gjithçka mbi tavolinë. Durimi i dehjes ishte si provë e burrërisë.
Alkoolizmi nuk mund të ndahet lehtë nga problemet e shëndetit mendor: Çmenduri dhe pije, çmenduri dhe pije … “Pirja është mënyrë tjetër e të menduarit; mënyrë tjetër e jetesës. T’i jep dy jetë në vend të një jete”, ka thënë Bukowski. “Pirja është çështje emocionale. Të largon nga standardizmi i jetës së përditshme, duke mos qenë kurrë asgjë e njëjtë”. Hemingway kështu mendoi: “Kam pirë që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare dhe pak gjëra më kanë dhënë më shumë kënaqësi sesa kjo”.
Por, ekziston shembulli paralajmërues i Jack Londonit, i cili më vonë ishte i paaftë për të filluar me shkrimet – pa e përdorur alkoolin. Njeriu merr një pije, pastaj pija e merr njeriun. Çlirimi bëhet stuhi. “Shkruani të dehur, redaktoni esëll”, është këshilla shumë e cituar nga Hemingway.
Por, pse pinë shkrimtarët? Pse dikush pi?
Nga mërzia, vetmia, zakoni, hedonizmi, mungesa e vetëbesimit, për lehtësim të stresit ose pushim nga euforia, për të varrosur të kaluarën, për të zhdukur të tashmen ose për të shpëtuar të ardhmen.
“Pi si peshk [pi shumë], shkruajë si engjëll”, do ishte përshkrim i mirë për këtë, por më shumë ka gjasa kjo: “Pi si peshk, shkruajë si peshk [me bollëk, jo domosdo mirë]”!
Edhe disa nga fituesit më të mëdhenj në historinë e shkrimit amerikan, kishin demonët personalë – natyrisht edhe sasitë e mëdha të alkoolit që shpeshherë përdoreshin për ta larguar të keqen. Shkrimi dhe dehja ishin thuajse sinonim në Amerikën e shekullit XX. Dehja “si duket ka ardhur si një shoqërues i natyrshëm i jetës letrare”, shkruante Alfred Kazin në përshkrimin e tij të vitin 1976, “si simbol i vetmisë, aspiratave kreative dhe manisë” së profesionit.
Sinclair Lewis, Eugene O’Neill dhe William Faulkner (fitues të Nobelit për Letërsi) ishin pijanecë të sëmurë për pjesën më të madhe të jetës së tyre, dhe Hemingway dhe John Steinbeck (po ashtu fitues të Nobelit për Letërsi) vështirë se e lëshonin shishen nga dora. Por, lista vazhdon. Edhe Fitzgerald dhe Ring Lardner ishin alkoolistë (dhe te dytë vdiqën në të dyzetat), siç ishin Jack London dhe John Berryman (që bëri vetëvrasje). Hart Crane kishte probleme me pijen (vrau veten), siç kishin J. P. Marquand, Wallace Stevens, E. E. Cummings, dhe Edna St. Vincent Millay. Disa shkrimtarë, përfshirë Londonin, Dorothy Parkerin dhe Samuel Dashiell Hammettin shkruanin për problemet e tyre të pijes.
Çka i ka shtyrë kaq shumë shkrimtarë që të pinë – të pinë së tepërmi? Ishte “përpjekja për sukses”, ka thënë Kazin, “ishte uria për prestigj, famë dhe para” në lidhje me “barrën e vënë mbi vete, si krijues [që ishin]”. Një psikiatër në fakt e bëri një studim me të cilin përpiqej të kuptojë se pse kaq shumë shkrimtarë të mëdhenj amerikanë “pinin si peshqit”. Donald W. Goodwin nga Universiteti i Uashingtonit argumentoi se mund të ketë lidhje gjenetike midis aftësisë së shkrimit dhe alkoolizmit.
Fitzgerald e quajti alkoolin si “zëvendës të shkrimtarit” dhe e prezantonte veten si “F. Scott Fitzgerald, alkoolisti i mirënjohur”, gjë që tregon se vuante nga “zëvendësi”. Megjithatë, ekzistojnë edhe arsyet e tjera të mundshme për marrëdhënien e ngushtë midis shkrimit dhe pijes, duke përfshirë nevojën për të nxjerrë ekzibicionizmin, për të shtuar shoqërinë, për të inkurajuar fantazinë, për të rritur vetëbesimin, për ta lehtësuar vetminë ose, më thjesht – për t’u relaksuar pas ditëve të ngarkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët