LAJMI I FUNDIT:

Pse Serbia po quhet Rusia e vogël? – Burim Ramadani shpjegon lidhjet mes tyre

Pse Serbia po quhet Rusia e vogël? – Burim Ramadani shpjegon lidhjet mes tyre

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, së fundmi ka nisur me ciklin e Podcast në kanalin e tij në Youtube.

Ramadani ka realizuar Podcast-in e parë me titull “Pse Serbia po quhet Rusia e vogël?”.

Ai këtu tregon lidhjet e Serbisë me Rusinë, si dhe mbështetjen që kanë ndaj njëra-tjetrës.


Video fokusohet në mbështetjen e Serbisë për Rusinë gjatë krizës së Ukrainës, duke shqyrtuar aspektet diplomatike, ekonomike dhe humanitare, shkruan Telegrafi.

Ramadani përmend edhe  ish-presidentin e Serbisë, njëherit i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviqin.

“Rreth gjysmë milion njerëz në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë vrarë nga Serbia gjatë regjimit të Millosheviqit”, shprehet Ramadani.

Ai më tej shton se lidhjet me Rusinë edhe pas invazionit në Ukrainë, mbesin shumë të forta dhe shumë mbështetëse në Serbi, apo të ashtuquajturën “Mini Russia”.

Ramadani përmend edhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq si ndër personat që kanë punuar ngushtë me dy politikanët tjerë pro-rus Aleksandar Vulin dhe Bratislav Gashiq.

“Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ose të distancoj veten nga Putini, por në të kundërtën Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë që “të konsultohen” me njëra-tjetrën në çështje të politikës së jashtme”, deklaron Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori