LAJMI I FUNDIT:

Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes

Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes

Të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë në vete duke parë të gjithë atë peizazh.

Ndoshta jeni të vetëdijshëm për debatin e furishëm rreth vendosjes së roletave në pjesën e dritareve.

Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që roletat e dritareve në aeroplan të jenë hapur.


Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit.

“Ngritja e roletave në dritare gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë çdo rrezik të jashtëm, si zjarri ose mbeturinat, që mund të ndërhyjnë në një evakuim emergjent”, thotë piloti Patrick Smith.

“Gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të orientuar nëse ka një ndikim të papritur me rrotullimin ose rrëzimin”, shtoi ai.

Por, pse konkretisht gjatë ngritjes dhe uljes?

“Roletat e dritareve duhet të jenë gjithmonë të hapura për ngritje dhe ulje, sepse ato janë momentet kur ka më shumë gjasa të ndodhin incidente ose aksidente”, deklaroi Lisa, një ish stjuardesë e American Airlines.

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Astrologji
Tri metra të gjata dhe 135 kilogramë të rënda: Këto hardhucat kontrabandohen për 35 mijë euro

Tri metra të gjata dhe 135 kilogramë të rënda: Këto hardhucat kontrabandohen për 35 mijë euro

A e dini se...
Si të lani atletet në lavatriçe pa i dëmtuar ato

Si të lani atletet në lavatriçe pa i dëmtuar ato

A e dini se...
Lulëzon në mesnatë dhe vyshket para mëngjesit: Një nga lulet më të rralla dhe më të çmuara në botë, ja ku rritet

Lulëzon në mesnatë dhe vyshket para mëngjesit: Një nga lulet më të rralla dhe më të çmuara në botë, ja ku rritet

Lule
Nuk e dinë çfarë është

Nuk e dinë çfarë është "filtri": Këto shenja të horoskopit nuk kursejnë askënd me fjalët e tyre

Astrologji
Si mund ta kuptoni atë që macja dëshiron t'ju thotë? Hulumtimet dhanë rezultate të reja

Si mund ta kuptoni atë që macja dëshiron t'ju thotë? Hulumtimet dhanë rezultate të reja

Kujdesi për kafshët
Kalo në kategori