Pse po tërhiqet Gerard Pique? Këto janë katër arsyet kryesore që e bën të merrte këtë vendim

Këtë të enjte, bota e futbollit u trondit nga Gerard Pique që njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.
Lojtari i Barcelonës ishte një nga qendërmbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit,
Lajmi habiti të gjitha mediat dhe bashkëlojtarët e Piques, diçka që askush nuk e priste.
Një pensionim në mes të sezonit, në nëntor, është i pazakontë, por kur merren parasysh arsyet, atëherë vendimi fillon të marrë kuptim.
Mungesa e minutave të Pique
Pique ishte qendërmbrojtësi i pestë në ekipin e tij këtë vit, pas Ronald Araujo, Eric Garcia, Andreas Christensen dhe Jules Kounde, pasi Xavi nuk llogariste shumë tek ai.
Vetëm dëmtimet e të gjithë bashkëlojtarëve të tij kanë bërë që katalanasi të ketë minuta deri më tani këtë sezon, përndryshe nuk do të kishte.
Mes La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ai ka luajtur nëntë ndeshje, duke grumbulluar gjithsej 555 minuta. Në ato pak ndeshje që ka luajtur, qendërmbrojtësi ka pësuar vështirësi, duke bërë gafa të shumta, gjë që ka provokuar edhe fishkëllimat e tifozëve të tij.
Xavi tashmë i kishte thënë atij se do të ishte e vështirë të futej në ekip, por Pique donte të provonte. Tani e ka parë që nuk është e mundur.
Familja dhe ish gruaja Shakira
Ndarja e tij e fundit me Shakirën nuk e ka ndihmuar situatën e futbollistit. Tradhtia e tij e supozuar dhe marrëdhënia e mëvonshme me Clara Chia e ka vënë jetën e tij personale në krye të lajmeve.
Shakira tashmë ka kompozuar dy këngë që duket se e kritikojnë atë. Për më tepër, beteja për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre ka lënduar Piquen.
Nëse Shakira shkon të jetojë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara, Pique nuk do të mund t’i shihte fëmijët e tij, gjë që e lëndon thellë.
Familja e tij është mbi të gjitha dhe ai nuk është i gatshëm të jetë larg tyre vetëm për të qëndruar dhe luajtur në Barcelonë.
Klubi donte që ai të largohej
Kritikat që mori Pique në ndeshjen që Barcelona zhvilloi kundër Interit ishte një ndër shkaktarët. Qendërmbrojtësi nuk e priste këtë goditje të madhe dhe ishte i zhgënjyer si nga tifozët ashtu edhe nga klubi.
Shumë komente erdhën nga klubi, pasi donin që ai të largohej për shkak të pagës së madhe që merr dhe të linte hapësirë pagash për nënshkrime të reja të mëtejshme.
Përballë kësaj, Pique personalisht informoi Joan Laporta se donte të largohej nga klubi përpara se situata të përkeqësohej.
Perandoria e tij e biznesit në zhvillim
Përveç futbollit të tij, perandoria e biznesit në rritje të Pique së fundmi e ka hequr fokusin e tij nga fusha.
Ai organizoi Kupën e Dejvisit gjatë kohës që luante skuadra e tij, diçka që nuk i ka pëlqyer tifozëve dhe ka investuar në kompani të ndryshme.
Në videon e tij të lamtumirës ai thotë se “herët a vonë, do të kthehem”, diçka që e afron shumë me presidencën.
Culers, us he de dir una cosa. pic.twitter.com/k3V919pm1T
— Gerard Piqué (@3gerardpique) November 3, 2022
Është përfolur shumë herë se Pique mund të jetë president i klubit dhe, pas pensionimit të tij, gjithçka është e mundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit