Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po shtohen. Të mërkurën Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se është bllokuar pika kufitare në Merdar, dhe se qytetarët duhet “të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar” Kjo është pika kufitare më e madhe e Kosovës me Serbinë. Për mijëra vetë bllokimi i saj do të thotë të marrin rrugë të tjera për të hyrë në vend.
Kremlini zyrtar i pyetur të mërkurën për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur, se është totalisht e gabuar, që të shihet për rol destruktiv të Rusisë këtu. Serbia është shtet sovran dhe është duke mbrojtur të drejtat e serbëve që jetojnë aty, është reagimi nga Rusia.
Gatishmëri e lartë e ushtrisë serbe
Një ditë më parë fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak.
“5,000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, tha Vuçeviq gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.
Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën “sulm”. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive.
“Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës”. Kështu u shpreh presidenti serb në një videoklip në profilin e tij në instagram.
Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar
Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizione me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë.
Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i Patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.
Barrikadat
Edhe tensionet për shkak të ngritjes së barrikadave vazhdojnë. Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve.Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare me Serbinë dhe veriun e Kosovës ndërkohë.
Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon “bandat kriminale” dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.
Si u shkallëzua situata kaq shpejt?
Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës kërkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh.
Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republika Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.
Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE
Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses – Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opcionin e afrimit me BE të hapur, megjithë afërsinë me Rusinë.
BE ka paraqitur të ashtuquajturin “propozimi gjermano-francez” për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës