LAJMI I FUNDIT:

Pse pilotët nuk lejohen të kenë mjekër?

Pse pilotët nuk lejohen të kenë mjekër?

Nëse keni vërejtur se pilotët janë gjithmonë pa mjekër, nuk është e rastësishme.

Mjekra është e ndaluar në shumicën e linjave ajrore kryesore, ndonëse nuk është rregull zyrtar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), një zëdhënës thotë se qimet e fytyrës ndikojnë në siguri, shkruan New York Post.

“Ne nuk kemi asnjë rregullore – si pershembull rregullore për rruajtje të pastër – por shumë linja ajrore kanë politika që kërkojnë që pilotët të mos kenë mjekër ose mjekër minimale për të siguruar që maskat e oksigjenit të përshtaten mirë nëse janë të nevojshme”, shpjegoi përfaqësuesi i FAA.


Ai shtoi se kërkesa është që maskat e oksigjenit të jenë funksionale dhe linjat ajrore mund të kërkojnë që pilotët të jenë të rruar pastër ose të kenë një mjekër të vogël për ta siguruar këtë.

Në Delta Airlines, pilotëve u ndalohet të kenë qime në fytyrë, në mënyrë që maska të vendoset mirë, derisa American Airlines zbaton një politikë të ngjashme.

“Ne nuk i lejojmë pilotët me qime në fytyrë të jenë në detyrë aktive”, tha një zëdhënës. “Në fakt ka të bëjë me sigurinë. Siguria është një nga gjërat më të mëdha, më të rëndësishme në industrinë tonë”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

A e dini se...
A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Lifestyle
Kur dikush dëshiron t’ju fyejë dhe t’ju lëndojë: Vetëm kështu veproni dhe do të dilni fitimtar!

Kur dikush dëshiron t’ju fyejë dhe t’ju lëndojë: Vetëm kështu veproni dhe do të dilni fitimtar!

Këshilla Lifestyle
Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

A e dini se...
Pse nuk duhet të mbështetni kokën pas xhamit në aeroplan?

Pse nuk duhet të mbështetni kokën pas xhamit në aeroplan?

A e dini se...
Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Astrologji
Kalo në kategori