LAJMI I FUNDIT:

Pse Osimhen do të kushtonte shumë më pak se 160 milionë euro

Pse Osimhen do të kushtonte shumë më pak se 160 milionë euro

Chelsea është admiruese afatgjate e Victor Osimhen dhe nga sa duket, lojtari nigerian do të donte të lëvizte në Stamford Bridge po ashtu.

Problemi më i madh është Napoli, që kërkon 160 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. Megjithatë, sipas gazetarit Ben Jacobs, në fund klubi italian do të duhet të pranojë një tarifë prej 120 milionë eurosh.

“Indikacionet kanë qenë gjithmonë nga burimet e Napolit se është shumë e paqartë që ai do të jetë në dispozicion në janar”, shpjegon Jacobs për Give Me Sport.


Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari
Lexo po ashtu Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari

“Kështu që pastaj Chelsea, si të tjerët supozoj, përballen me një dilemë: a të lëvizësh në janar apo të prisni për Osimhen verën? Dhe mendoj se nëse Chelsea ndjehet se mund ta marrë Osimhenin, atëherë do të prisnin”.

“Deri në verën e ardhshme çmimi do të ketë rënë pak, përveç nëse, natyrisht, Osimhen nënshkruan ndonjë marrëveshje të re me Napolin. Aurelio De Laurentiis ka kërkuar gjithmonë rreth 150 milionë ose 160 milionë euro dhe arsyeja për këtë është sepse ai argumenton se ata paguan Lille 80 milionë euro për lojtarin”.

Tre gjigantët e Ligës Premier e duan Victor Osimhenin
Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier e duan Victor Osimhenin

“Dhe mendoj se ai argumenton kështu sepse shifrat janë paksa të diskutueshme. Përfshin pagesat paraprake që mund të jenë rreth 50 milionë euro, plus bonuset, plus ndërrimet e lojtarëve. Kështu llogaritet nga Napoli se marrëveshja është vlerësuar 80 milionë euro, dhe prandaj De Laurentiis ka argumentuar gjithmonë në të kaluarën për shkak të formës së Osimhen dhe mendoj se ai ishte i teti në Ballon d’Or, ata kanë nevojë për dyfishin e atij numri, i cili nëse e marrin do të ishte 160 milionë euro”.

“Duke shkuar përpara për në verë, shifra do të jetë më shumë si 120 milionë euro me gjasa, që është rreth 100 milionë funte dhe në tregun aktual për një lojtar si Osimhen, kjo do të tërheqë disa klube. Përfshirë Chelsean”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori