Jo gjykimit në liri, e po vazhdimit të paraburgimit i ka thënë edhe një herë tjetër Gjykata Speciale, kërkesës që ish-krerët e UÇK-së e patën që të gjykohen jashtë qendrës të paraburgimit të Hagës.
Pretendimeve të Prokurorisë që te akuzuarit në Hagë mund të kryejnë vepra penale të tjera po i beson Gjykata, përderisa zëdhënësi i këtij institucioni thotë se të njëjtit edhe mund të arratisen.
“Trupi gjykues çdo dy muaj duhet të vlerësojnë nëse arsyet justifikojnë dënimin e të akuzuarit ato duhet te vlerësojnë nëse ekziston rreziku se personi do të arratiset, nëse do te pengojnë drejtësinë ose rrezikojnë që i akuzuari të bëjë krime tjera, të gjitha këto rishikime bëhen çdo dy muaj. Deri tani trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku i pengimit te vazhdimësisë dhe mundësisë për krime tjera. Ka pasur indikacione, të dhëna që disa gjëra janë komunikuar në dhomën e dënimit për dëshmitarë të mbrojtur dhe deri më tani gjykatësit thonë se ekziston rreziku që i akuzuari mund të pengoj procesin dhe të kryej krime tjera”, tha Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.
Por, sipas monitoruesve të këtyre proceseve, paraburgimi nuk është gjithmonë masë e nevojshme.
“Kryesisht informatat që i posedojnë të akuzuarit e ato informata mund ti ndajnë me personat e tretë, p.sh. identitetit i dëshmitarëve, kështu sipas prokurorisë përmes këtyre informatave ata mund të ndikojnë edhe tek dëshmitarët. Ashtu siç konkludohet me ngritjen e dy tre aktakuzave për pengimin e administrimit të procedurës“, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Zëdhënësi i Gjykatës është pyetur edhe për shqetësimet që të akuzuarit kanë ngritur për kohëzgjatjen e gjykimit, për çka tha se nuk dëshiron të spekulojë por se Prokuroria po punon që rastin ta mbyll në kohën e paraparë.
“Nuk do te doja të spekuloja rreth kësaj por ajo çka kemi dëgjuar se fundmi gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit, kemi dëgjuar gjykatësit duke pyetur nëse dhe si po planifikojnë të përfundojnë rastin e tyre përgjatë këtij afati dhe kemi dëgjuar prokurorinë duke thënë se ende janë duke punuar drejt afatit të dhënë për prill të vitit 2024 por ata gjithashtu kanë thënë se kanë kërkuar reduktimin dhe përshpejtimin në ecjen e dëshmive”, tha Doyle.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit