LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk përparojnë shqiptarët?

Pse nuk përparojnë shqiptarët?

Spiunët, agjentët, kusarët, rebelët, laramanët, shërbëtorët e Lindjes dhe Perëndimit … janë disa nga emërtimet që Noel Malcolm i përdor në librat e tija për shqiptarët. Malcolm e shpjegon historinë shqiptare edhe nëpërmjet këtyre kategorive. Ai, po ashtu, bën me dije se shqiptarët kanë mbijetuar duke qenë të tillë.

Ne mund të mendojmë çka t’kemi qejf për veten, por kështu jemi dhe kështu na sheh bota. Kot merremi me prejardhje kinse të lashtë dhe me heronj e legjenda që sot nuk na hyjnë aspak në punë.

Kjo gjë flet edhe për faktin që të mbijetosh nuk është gjithmonë pozitive nëse jeton keq, për gazep dhe pa dinjitet. Shqiptarët, duke u munduar që të mbijetojnë, nuk e pranojnë ndryshimin (reformat) dhe kjo gjithmonë ka qenë pengesë për zhvillimin e tyre modern.


Jashtë vendit të tyre, shqiptarët janë të suksesshëm dhe gjenden në maje të çdo veprimtarie. Gjithmonë ka qenë kështu. Kjo me siguri është për shkak se jashtë vendit, kornizat shoqërore dhe ekonomike janë të përshtatshme për zhvillim, kurse në vendin e tyre, jo.

Në vendet tona (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) ne edhe sot udhëhiqemi nga spiunët, kusarët, rebelët, laramanët, shërbëtorët e Lindjes dhe Perëndimit, hajnat, plaçkitësit, vrasësit, budallenjtë, mashtruesit … Pasi që ne e lejojmë një gjë të tillë, kjo duhet të jetë vlerë e jona.

Ndoshta duhet të ndryshojmë e përparojmë sikur krejt bota moderne. Që të përparosh nuk duhet shumë mundim. Duhet vetëm të ndërtohet sistemi dhe organizimi rreth tij, e të mos merresh me budallakitë e kaluara.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori