Halima Aden, një nga modelet e para që mban veshjen tradicionale të grave islame, thotë se gjatë gjithë kësaj kohe është detyruar të kompromentojë besimet e saj fetare
Aden, e cila ka qenë modele për disa prej sfilatave më të njohura përfshirë atë të Yeezy, nga Kanye West, postoi një seri imazhesh në rrjetet sociale për të ilustruar kohët kur ajo “humbi kontaktin me atë që ishte dhe besonte”, nga fakti që nuk lutej më si më parë deri tek mbajtja e xhinseve mbi kokë si veshje hijab-i.
“E fajësoj veten vetëm sepse pashë më shumë për mundësitë që po më ofroheshin sesa për atë që do sakrifikoja”, shkroi ajo në story-t e Instagram.
Modelja ndau një foto të saj për fushatën e Rihannës, “Fenty Beauty”, dhe shkroi:
“Rihanna, më lër të mbaj perçen/ veshjen hijab, që solla për të vendosur. Kjo është vajza tek e cila dua të kthehem, tek Halima e vërtetë.”
Në një postim tjetër, Aden foli për ndjenjën që vjen nga të qenit “një minoritet brenda një minoriteti”, duke shtuar:
“Ajo për të cilën fajësoj industrinë është mungesa e grave stiliste myslimane”.
Sipas Aden, kjo bën që industria islame e modës të kuptohet shumë më pak.
“Përpiqesha shumë t’i justifikoja këto. Sikur ne kishim nevojë që këto firma të na përfaqësonin, kur është krejt e kundërta. Ata kanë nevojë për ne, jo anasjelltas. Por unë isha aq e dëshpëruar atëherë për çdolloj “përfaqësimi”, sa humba kontakt me atë që isha.”
“Ky nuk është as stili im. S’ka qenë kurrë. Pse i lejova të vendosnin xhinse mbi kokë, kur unë vishja gjithmonë funde dhe fustane të gjata.”
Vitin e kaluar ajo tha për “Observer” se veshja e saj islame ishte e panegociueshme në kontratën e saj me agjencinë e modelimit IMG.
“Këtë e bëra jo sepse mendoja se njerëzit s’do më dëgjonin, por që ata ta dinin se çfarë i priste.”
Halima shtoi:
“Motrat e mia myslimane më shkruanin vazhdimisht dhe madje, edhe në fillim të karrierës më thoshin “të ndaloja së veshuri si një grua e moshuar”, gjë që më bënte të mendoja se po bëja diçka gabim.
“Mbaj mend që doja të isha gruaja “seksi me veshjen islame” dhe kjo binte në kundërshtim me gjithë qëllimin e fesë.”
Aden mori famë në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë Miss USA, kur ra në sy të redaktorit të modës Carine Roitfeld.
Ajo më pas, nënshkroi konratën në agjensinë globale të modelimit IMG dhe bëri debutimin e saj në sfilatë, gjatë javës së modës në New York, ku sfiloi për Yeezy dhe Maxmara.
Ish-modelja ka shkaktuar debate, por ka patur edhe mbështetës, si modelja e parë me shami, që u bë pjesë në kopertinën e Sports Illustrated.
View this post on Instagram
Burimet: Anabel, The Guardian
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri