LAJMI I FUNDIT:

Pse komandanti ukrainas tërhoqi trupat nga fushëbeteja ‘kryesore’ e luftës me Rusinë

Pse komandanti ukrainas tërhoqi trupat nga fushëbeteja ‘kryesore’ e luftës me Rusinë

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i rrethuar i Avdiivkas.

Tërheqja e trupave u bë e ditur pasi Ukraina po përballet me mungesë të municioneve shkaku i bllokimit nga Kongresi amerikan, i cili nuk po miraton projektigjin që parasheh ndihma ushtarake për Kievin.

Gjenerali Oleksandr Syrsky, i cili mori drejtimin e ushtrisë ukrainase pas ndryshimeve të mëdha javën e kaluar, tha se forcat që drejton ishin kthyer në pozicione më të sigurta jashtë qytetit, raporton skynews.


“Vendosa të tërhiqja njësitë tona dhe të kaloj në mbrojtje. Kjo po bëhet për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarakëve”, tha ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë të enjten se Avdiivka rrezikonte të binte në duart e forcave ruse për shkak të mungesës së municioneve dhe refuzimit të republikanëve për të miratuar ndihmat në Capitol Hill.

Avdiivka është çelësi kryesor i Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë në dy provinca që përbëjnë rajonin industrial lindor të Donbasit dhe mund t’i japë presidentit rus, Vladimir Putinit një fitore para zgjedhjeve presidenciale në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori