LAJMI I FUNDIT:

Pse Hansi Flick kërkesën e parë për lojtarët e tij te Barcelona e kishte për rregullimin e dhëmbëve

Pse Hansi Flick kërkesën e parë për lojtarët e tij te Barcelona e kishte për rregullimin e dhëmbëve

Një lajm interesant që tërhoqi sot vëmendje te Barcelona ishte se trajneri i ri , Hansi Flick, vendosi t’i dërgojë lojtarët për kontroll dhe riparim të dhëmbëve.

Flick i bëri një kërkesë të tillë lojtarëve me shpjegimin se dëshiron të përmirësojë performancën e tyre në çdo mënyrë dhe është e vërtetuar se shëndeti i dhëmbëve ka të bëjë shumë me këtë gjë.

Marca shkruan se kariesi dhe problemet e tjera me shëndetin e dhëmbëve mund të ndikojnë në lojën e futbollistëve, sepse është vërtetuar se ky faktor lidhet drejtpërdrejt me lëndimet e muskujve dhe kufizimet funksionale.


Të kesh një gojë të shëndetshme ndihmon në përmirësimin e performancës sportive dhe, anasjelltas, praktika adekuate sportive mund të ketë efekte të dobishme në shëndetin oral . Siç thuhet në një raport nga Shoqata Spanjolle e Periodontologjisë dhe Oseointegrimit, marrëdhënia midis sportit dhe shëndetit oral është e dyanshme.

“Në të njëjtën mënyrë që praktikimi i sportit është thelbësor për të arritur zakone dhe stil jetese të shëndetshëm, shëndeti oral është një pjesë integrale dhe thelbësore që ndikon në cilësinë e jetës dhe shëndetin individual”.

Në fund të muajit, Barcelona do të ketë ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, pasi do të luajë kundër Manchester Cityt më 31 korrik, ndërsa duelet me Real Madridin më 4 gusht dhe Milanin tre ditë më vonë janë gjithashtu janë planifikuar.

Katalanasit do ta nisin sezonin e ri të La Ligës me një duel me Valencian më 17 gusht në Mestalla. /Telegrafi/