Pse gratë janë kaq të fiksuara pas çantave? Pesë kuriozitete që nuk i dinit për këtë aksesor

Për Sigmund Frojd, çanta veçanërisht ajo për femra, ishte shumë më tepër sesa një aksesor i modës
Babai i psikoanalizës pa tek ky aksesor një përfaqësim simbolik të organeve gjenitale femërore dhe mitrës së nënës; një shtrirje e seksualitetit femëror në kuptimin e gjerë. Harrimi i çantës në studimin e analistit mund të tregojë, sipas Frojdit, një tërheqje pa vetëdije të pacientit ndaj terapistit.
Brenda saj ruhet një pjesë e vogël, por e rëndësishme e jetës sonë, dhe duke e analizuar këtë(edhe pa nocione të psikanalizës) mund të nxjerrësh shumë ide nga pronari i saji: mosha, shijet, zakonet, veset, virtytet.
Ndaj, nuk është për t'u habitur që çanta është aksesori më i dëshiruar i femrave në botë.
Sigurisht, sot qasja jonë për blerje ka ndryshuar! Koncepti për çantën ka ndryshuar, nga ato version shpine tek opsionet e tjera, si më të mëdha, me dimension mikroskopik, etj.
Është mjaft e rrallë të shihet një grua që nuk ka një çantë, pak a shumë të madhe, pak a shumë të shtrenjtë, pak a shumë në modë.
Ka nga ato që i pëlqejnë çantat në stilin e Meri Popins, që mbajnë gjithçka dhe të kenë gjithçka në dorë; ka nga ata që e vendosin estetikën para praktikës, me modele aq kompakte sa që mund të ruajnë vetëm një smartphone.
Mësoni tani pesë kuriozitetet që me gjasë nuk i dinit për çantat...
Fillimisht ishte një aksesor për burra
Historia e çantës i ka rrënjët në Egjiptin e Lashtë, siç dëshmojnë disa hieroglifikë. Për shekuj ka qenë një aksesor mashkullor, por me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar formë, pas transformimeve të shoqërisë.
Për ta ndryshuar përgjithmonë si koncept ishte Coco Chanel e cila, e frymëzuar nga shamitë ushtarake, kishte idenë të shtonte rripin e shpatullave dhe krijoi modelin e çantës ikonë.
Sot, për shumë njerëz, të mendosh të largohesh nga shtëpia pa çantë duket një ide jopraktike. Çdo grua ka nevojat dhe filozofinë e saj për sa i përket çantave, por shumica kanë tendencë jo vetëm që t'i kenë ato gjithmonë me vete, por të vendosin praktikisht gjithçka në to: nga shamia deri te çelësat e shtëpisë, furçën e dhëmbëve, shishen e ujit dhe agjendën.
Sipas hulumtimeve të publikuara në Daily Mail, pesha mesatare e një çante është gati 2.5 kilogramë.
Çanta më e vogël mendojmë në botë është ajo që këngëtarja amerikane Lizzo në eventin e ndarjes së çmimeve American Music Awards theu një rekord.
Aksesori i vogël, disa centimetra dhe me ngjyrë të bardhë nga Valentino, nuk kaloi edhe aq me indiferencë, duke katalizuar vëmendjen e fotografëve që erdhën në tapetin e kuq për ta fiksuar atë.
Është ajo e Mary Poppins, e sjellë në ekranin e madh për herë të parë në vitin 1964. Ishte një çantë e madhe magjike, e aftë të mbajë çdo objekt: tabela, bimë, lodra, pa kufij kapaciteti.
Produkte eko-miqësore janë lufta më e madhe që po bëhet sot në industritë më të mëdha të botës. Edhe ajo e çantave nuk është e përjashtuar nga kjo prirje!
Ka ardhur koha t'i themi lamtumirë çantave prej lëkure ose materialeve të tjera që rrjedhin nga proceset kimike për të filluar me përdorimin e çantave me një lëndë e parë të gjelbër 100% e bërë me fibrat e ananasit.
/Telegrafi/























































