Pse është e rëndësishme të njomni bajamet në ujë gjatë natës para konsumimit?

Bajamet janë një thesar i vërtetë i lëndëve ushqyese
Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe në sasi më të vogla edhe yndyra të shëndetshme. Mbi të gjitha janë shumë të shijshme.
Por, para se të kënaqeni me to, është e rëndësishme t’i lini të njomur në ujë gjatë natës.
Ka disa arsye pse njomja e bajameve në ujë gjatë natës është e mirë – nga shija deri tek rritja e vlerave ushqyese. Bajamet e njomura janë shumë më të shijshme se ato të thata, gjë që do t’i vini re nëse i provoni pasi të kenë qëndruar në ujë për vetëm 20 minuta.
Arsyeja kryesore qëndron në faktin se kjo praktikë zvogëlon sasinë e polifenoleve dhe acideve në lëvozhgën e bajames, gjë që mund të zvogëlojë përthithjen e disa lëndëve ushqyese.
Personat veçanërisht të ndjeshëm mund të kenë edhe probleme me zorrët për shkak të marrjes së sasive të mëdha të polifenoleve, të cilat gjenden ndër të tjera në çaj.
Nga bajamet e lagura, trupi do t’i thithë më mirë të gjitha lëndët ushqyese dhe ato do të jenë më të tretshme se zakonisht. Përveç kësaj, pasi të njomen, bajamet fillojnë të mbijnë, gjë që rrit ndjeshëm sasinë e tyre të lëndëve ushqyese.
Si të përgatisim bajamet?
Bajamet mund t’i mbani në ujë për 20 minuta ose disa orë, por 24 orë është më e mira.
Vendosni afërsisht 250 gramë bajame në një kavanoz qelqi me kapak dhe mbulojeni me ujë të ngrohtë. Pas 12 orësh ndërroni ujin dhe lërini në kavanoz edhe për 12 orë të tjera.
Mund ta ruani kavanozin në frigorifer.
Gjithashtu këshillohet që të shtoni një deri në dy lugë çaji kripë pas ndërrimit të ujit. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës