Përkundër situatës me COVID-19, ajo nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.

Fjala është për artisten shqiptare, Ana Kabashi, e cila duket se është në finalizim e sipër të një kënge të re.


Duke qenë mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjete sociale, bukuroshja nga Peja njoftoi se kënga e re “Pse e du” prezantohet së shpejti para publikut.

130194057 802776150282020 2933570838044793648 n 1 Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Siç ka treguar në vazhdimësi, ky projekt i Anës është punuar me producentin e njohur Mixey.

Në bazë të një sekuence të ndarë me fansat në InstaStory, Kabashi shfaqet me një stil të mahnitshëm e mjaft të veçantë.

“Pse e du, së shpejti”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, ajo u ka lënë befasi më shumë fansave se çka përmban projekti dhe në ç’lloj zhanri është. /Telegrafi/