Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye
Pavarësisht zhvillimit të rrjeteve sociale, rreth 50% e të rriturve kanë vështirësi në gjetjen e një partneri
Shumë prej jush mbase nuk e dinë akoma arsyen pse nuk keni dikë në krah.
Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa arsye të cilat ju pengojnë të krijoni marrëdhënie të gjata dhe harmonike.
Ju e idealizoni një marrëdhënie
Të gjithë kanë idetë e tyre për një lidhje të përsosur: dikush mund të frymëzohet nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër. Ëndrra e njerëzve është që këto histori dashurie të bëhen të vërteta. Nuk ka marrëdhënie ideale dhe nuk ka çifte të përsosura.
Çfarë duhet të bëni: Ju duhet të kuptoni se partneri juaj është një person i vërtetë, jo një karakter i një libri. Pra, kur i vëzhgoni ata në një marrëdhënie, ata bëjnë gabime si çdo njeri tjetër.
Nuk keni respekt për veten
Respektimi i vetes dhe njerëzve të tjerë është baza e çdo marrëdhënieje. A mund ta doni vërtet një person që nuk e respekton veten? Nëse lidheni me një person, por nuk keni respekt për veten kjo gjë do të reflektohet edhe në marrëdhënie.
Shembull: Karakteri i Kate Winslet në “The Holiday” e cila ra në dashuri me një person që e përdori për besnikërinë dhe talentin e saj. Gjithçka ndryshoi kur ajo vendosi që të shpëtohej nga varësia e saj e dashurisë. Ajo ndryshoi njerëzit rreth saj derisa ajo gjeti interesa të reja dhe një dashuri të re.
Çfarë duhet të bëni: Në fillim, ju duhet të gjeni vetë mbështetjen tuaj të brendshme për të ndihmuar veten kur jeni i pikëlluar dhe në depresion. Mendoni për arritjet, hobit ose parimet tuaja udhëzuese. Çdo gjë që është e rëndësishme për ju dhe që ju ndihmon t’ia dini vlerën vetes. Mos lejoni që dikush t’ju bëjë të dyshoni në rëndësinë tuaj.
Shkelni mbi privatësinë e të tjerëve
Ekziston një mendim se teknikat e manipulimit mund të ndihmojnë në rregullimin e një marrëdhënieje. Por askujt nuk i pëlqen të manipulohet, apo edhe më keq, kur dikush përpiqet të na ndryshojë.
Shembull: Karakteri i Rosamund Pike në “Gone Girl” e cila donte të dënonte burrin e saj për të mashtruar aq shumë, saqë ajo e bëri atë kukullën e saj, duke e detyruar atë të kalonte nëpër shumë sfida. Natyrisht, pasi u ai kthye, ajo e kuptoi se dashuria dhe besimi i burrit të saj ishin zhdukur dhe se ishte i frikësuar për jetën e tij.
Çfarë duhet të bëni: Në çdo marrëdhënie, duhet të veproni brenda kufijve të caktuar. Ata përfundojnë ku fillojnë kufijtë e njerëzve të tjerë. Nëse nuk ju pëlqen sjellja e partnerit tuaj dhe ata e dinë këtë gjë, por ende nuk duan të ndryshojnë asgjë, ju duhet të bëni një zgjedhje: të qëndroni me ta ose të largoheni. Ndryshimi i një personi që nuk dëshiron të ndryshojë është i pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Pse gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë?
10 arsye pse nuk i reziston dot një Akrepi. Megjithatë, kujdes!
A mund të jetë një lidhje paralele e kënaqshme për partnerin që tradhton?
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët