LAJMI I FUNDIT:

Pse disa bluza dhe pulovra kanë një prerje V, nuk është vetëm një çështje mode…

Pse disa bluza dhe pulovra kanë një prerje V, nuk është vetëm një çështje mode…

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse bluzat janë të përshtatura vetëm për nocionin e estetikës së dikujt apo prerja V ka ndonjë qëllim?

Sipas dyqanit online të veshjeve “The Adair Group”, prerja V u shfaq në dizajnin e veshjeve vetëm në vitin 1960, për t’u dhënë bluzave dhe pulovrave një formë më të mirë dhe supozohet se është përgjegjëse për përshtypjen e gjoja një fytyre më të gjatë dhe më këndore, që është një veçori e dëshirueshme.

Prerja V gjithashtu u jep atyre me një formë fytyre shumë të rrumbullakët ose katrore një përshtypje më ovale ose këndore, por ka një arsye tjetër pse kreatorët e veshjeve përqafuan shpejt një dizajn të tillë, transmeton Telegrafi.


“Sot është vetëm çështje stili, por kur Benjamin Russell krijoi një fanellë sportive për meshkuj, të njohur si xhup në 1926, ai vendosi një prerje V për arsye praktike, me një pëlhurë të përforcuar nën qafë”, shpjegoi kreatori Russell Athletic.

Ajo fanellë, thotë ai, është projektuar si pjesa e sipërme e një fanelle futbolli, kështu që një copë pëlhure më e trashë në formë të shkronjës V është qepur sipër saj – për të thithur djersën.

shutterstock

“Përveç kësaj, qepjet e përforcuara ndihmuan për të mbajtur formën e bluzës në zonën rreth qafës”, shpjegoi ai.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, industria e tekstilit lulëzoi, kështu që lindi nevoja për t’i shtuar ngjyra veshjeve të meshkujve, sepse deri atëherë, kryesisht dominonin e bardha ose e zeza, por edhe për të ‘modernizuar’ dizajnin e saj.

Kështu po bëhet gjithnjë e më popullore jaka V, e cila me kalimin e viteve ka ndryshuar nga një bluzë e zakonshme sportive në pulovra dhe bluza me kapuç. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
10 racat më të njohura të maceve në botë

10 racat më të njohura të maceve në botë

Stil
Hiqni njollat bezdisëse nga kabina e dushit, me metodën që zgjat vetëm 10 minuta

Hiqni njollat bezdisëse nga kabina e dushit, me metodën që zgjat vetëm 10 minuta

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori