Çeçenët janë ndër disa grupe etnike që luftojnë në të dyja anët e luftës në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, Rusia ka përdorur çeçenët besnikë ndaj Kremlinit “për të disiplinuar” dhe thuhet se edhe për të ekzekutuar ushtarë kundërshtarë, si dhe për të frikësuar civilët në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por çfarë po bëjnë çeçenët në Ukrainë?
Çeçenia është një pjesë e trazuar e Rusisë jugore.
Pas shpërbërjes së BRSS në 1991, popullsia e saj kryesisht myslimane u përpoq të shkëputej dhe të krijonte shtetin e vet.
Kjo çoi në dy luftëra të tmerrshme gjatë viteve ’90.
Çeçenët që bëjnë luftë për Rusinë në Ukrainë sot, thonë ekspertët, janë ata që u bashkuan me Moskën për të thyer rebelimin e popullit të tyre gjatë Luftës së Dytë Çeçene nga 1999 deri në 2009.
Që atëherë, ata kanë vepruar si forcat e sigurisë të Republikës gjysmë-autonome çeçene, duke mbajtur një kontroll të hekurt mbi popullsinë dhe duke shtypur rebelët separatistë dhe disa islamikë, të cilët mund të përpiqen të sfidojnë edhe një herë Moskën.
“Ata janë zgjedhur nga regjimi rus”, thotë Jean-Francois Ratelle, një asistent profesor në Universitetin e Otavës, i specializuar në konfliktin çeçen. “Atyre u janë dhënë armë, vende pune dhe miliarda dollarë nga shteti”.
The Ichkerian OBON (Separate Special Purpose Battalion) of the UA Foreign Legion during recent urban fighting in #Bakhmut.
Some of you may notice someone with an interesting pedigree and an AT-4… pic.twitter.com/aLXMLKHV6k
— Cᴀʟɪʙʀᴇ Oʙsᴄᴜʀᴀ (@CalibreObscura) January 7, 2023
Burrat çeçenë që luftojnë nën flamurin e Rusisë njihen si Kadyrovtsy ose Kadirovitët, sipas babait të liderit të Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, i quajtur shpesh si “qeni i çmendur i Putinit”.
Ramzan e trashëgoi pozitën nga babai i tij, Akhmad Kadyrov, i cili fillimisht deklaroi xhihadin kundër Moskës gjatë Luftës së Parë Çeçene.
Në kohën e konfliktit të dytë çeçen në 1999, të dy Akhmad dhe Ramzan – dezertuan në anën ruse.
Që atëherë, milicia është mbështetur nga shërbimi kryesor rus i sigurisë, FSB.
“Ata janë si ushtria e tij personale”, ka thënë Harold Chambers, një analist, duke theksuar se një “arsye e madhe” pse ata janë në Ukrainë është sepse Kadyrov, dëshiron të fitojë “favore” te presidenti rus.
Madje në tetor, Kadyrov pretendoi se kishte dërguar tre djemtë e tij, 14, 15 dhe 16 vjeç, për të luftuar me forcat ruse në vijën e frontit në Ukrainë.
Kush janë çeçenët që luftojnë për Ukrainën?
Por Rusia nuk është e vetmja palë që përdor çeçenët në fushën e betejës.
Ndërsa numri i tyre është shumë më i vogël, vlerësohet në rreth 200 luftëtarë, analistët thonë se çeçenët janë bashkuar me forcat ukrainase dhe po e luftojnë atë në Ukrainë – ndonjëherë duke u përfshirë në përleshje me çeçenë të tjerë në anën ruse.
“Ju keni një grumbull me lloje të ndryshme njerëzish dhe ideologjish”, tha Ratelle. “Ka çeçenë anti-rusë, veteranë nga luftërat çeçene dhe të mërguar nga Evropa Perëndimore dhe Turqia”.
Shumë prej tyre u zhvendosën në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë në vitin 2014, kur Moska pushtoi ilegalisht Krimenë, një ngjarje që nisi armiqësitë.
“Ata e perceptojnë luftën kundër Rusisë si diçka transnacionale”, vlerëson Ratelle. “Ata besojnë se një Rusi imperialiste po vepron në të njëjtën mënyrë siç veproi në Çeçeni në vitet 1990, siç është në Ukrainë tani”.
Ndryshe, fushata ushtarake e Rusisë në Çeçeni gjatë viteve 1990 u shënua nga nivele të paimagjinueshme vdekjesh dhe shkatërrimesh, bombardime të pamëshirshme të zonave civile dhe raporte pothuajse të përditshme të mizorive të kohës së luftës, të cilat ekspertët pretendojnë se kanë një ngjashmëri “të çuditshme” me Ukrainën.
Andaj, mundja e Rusisë ka një qëllim politik për luftëtarët çeçenë, të lidhur me fatin e atdheut të tyre.
“Hapi i parë në mendjet e tyre është të mposhtin Rusinë dhe ta kthejnë përsëri Çeçeninë”, shpjegoi Chambers.
“Ata duan të çlirojnë Çeçeninë nga sundimi rus”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri