Ju keni gati disa opsione!
Nuk ka rëndësi se pse po e bëni udhëtimin e radhës! Mund të jenë pushimet, një udhëtim pune apo një çështje tjetër, me siguri që ka një fenomen me të cilin jeni përballuar sa herë që keni bërë udhëtime të tilla: bllokimi i veshëve apo ajo që nga auditologët quhet “veshi i avionit”.
Në terma mjekësor, ndryshe ky fenomen quhet “barotrauma e veshit”, veshi i avionit është zhurma e dhimbshme e veshit që ndonjëherë ndodh kur avioni është në ngjitje ose në zbritje.
Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni.
Për të shmangur fluturimet me sikkete, auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni, shkruan Pop Sugar.
Çfarë është “veshi i avionit”?
“Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit,” shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i mirë është se ndërkohë që kjo gjendje krijon njëfarë shqetësimi, kjo nuk dëmton daullet e veshit tuaj.
Pse kumbojnë veshët në avion?
Arsyeja pse mund të përjetoni dhimbje veshi gjatë udhëtimeve me avion është për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit. “Kur ka një ndryshim në presionin e ajrit të jashtëm, kjo shkakton shtyrjen e daulles së veshit dhe mbylljen e tubit eustachian,” shton mjekja.
Si ta parandaloni si fenomen?
Ju keni gati disa opsione! Sipas mjekes Lundstrom, ju mund të përtypni çamçakëz ose të mbani një karamele gjatë fluturimit për të ndihmuar në mbajtjen e “veshit të mesëm dhe tubit eustachian në lëvizje dhe të hapur”. Megjithatë, nëse nuk keni çamçakëz ose karamele me vete, mos u frikësoni.
“Gjatë fluturimit, ju mund të provoni edhe të gëlltisni diçka ose të mbyllni hundën dhe të fryni ajrin për të nxitur tubit eustachian të hapet që të lehtësojë presionin,” përfundon Lundstrom. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës