Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Donald Trumpi është mburravec dhe gënjeshtar. Donald Trumpi u përpoq të bënte puç. Mendoj se të dy këto deklarata janë të vërteta. Por, gjithashtu është e vërtetë se Trumpi, si presidentit, ishte përgjegjës për ndryshimet historike në politikën e jashtme dhe të brendshme të ShBA-së, mbi të cilat tashti po punon Joe Bideni. Këto ndryshime ka gjasa të zgjasin – edhe nëse Trumpi dërgohet në burg.
Çfarë e bën vërtetë historike, një presidencë? Në thelb, kërkon shkëputje radikale me të kaluarën – pasojat dhe premisat e së cilës më pas pranohen dhe absorbohen nga kundërshtarët politikë. Franklin Roosevelti këtë e bëri me Marrëveshjen e Re. Lyndon Johnsoni e bëri me Aktin e të Drejtave Civile. Ronald Reagani e bëri me politikat derregulluese, me uljen e taksave – që tashti zakonisht njihet si neoliberalizëm.
Presidentët që erdhën pas Reganit, në thelb e pranuan filozofinë e tregut të lirë që ai e la si trashëgimi. Bill Clintoni e shtyu Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut. George W Bushi e mirëpriti Kinën në Organizatën Botërore të Tregtisë [OBT]. Administrata e Obamas punoi drejt një traktati dypalësh të investimeve ShBA-Kinë, si dhe ra dakord për Partneritetin Trans-Paqësor [PTP] – për një marrëveshje të re tregtare.
Megjithatë, Trumpi e hodhi poshtë konsensusin – e 40 vjetëve të mëparshme – pro globalizimit. Gjatë fushatës ai e akuzoi Kinën se qeshte me Amerikën dhe se po e përdhunonte atë. Në fjalimin inaugurues, u ankua për “kërdinë amerikane” për të cilën e fajësoi globalizimin. Duke e dëgjuar në audiencë, Bushi thuhet se ka pëshpëritur: “Është temë e çuditshme kjo”.
Në ditën e tij të parë në detyrë, Trumpi e tërhoqi Amerikën nga PTP-ja. Në vitin 2017, ShBA-ja bëri përpjekje të qëllimshme për ta penguar OBT-në, duke e bllokuar emërimin e gjyqtarëve të rinj në gjykatën e saj të apelit. Robert Lighthizer, përfaqësuesi tregtar i Trumpit, vendosi një sërë të tarifave ndaj Kinës. Trumpi gjithashtu e rinegocioi NAFTA-n, e cila u riemërua si USMCA. E gjithë kjo u arsyetua në emër të kthimit të vendeve industriale të punës në ShBA.
Rivaliteti i ri me Kinën ishte gjithashtu gjeopolitik. Strategjia e sigurisë kombëtare e administratës Trump, e shpallur në vitin 2017, në qendër të qasjes ndaj botës e vuri “konkurrencën e fuqive të mëdha” me Kinën dhe Rusinë.
Dhe, çfarë ka bërë Bideni me gjithë këtë “temë të çuditshme”? Në vend që ta lë mënjanë, administrata e tij e ka mbajtur shumicën e këtyre politikave të epokës së Trumpit – dhe, madje ka punuar mbi to. Nuk e bëri asnjë përpjekje për t’u ribashkuar me PTP-në dhe vazhdon të bllokojë gjykatën e apelit të OBT-së. Në mënyrë private, disa zyrtarë të administratës thonë se ishte gabim që e lamë Kinën të anëtarësohej në OBT. Tarifat e Trumpit ndaj Kinës janë ende në fuqi.
Kjo administratë gjithashtu ka përqafuar konceptin e rivalitetit të fuqive të mëdha me Kinën. Strategjia e vetë Bidenit, për Sigurinë Kombëtare, e përshkruan Kinën si sfidën “më të rëndësishme” gjeopolitike për Amerikën.
“Bidenomiku” – politikat ambicioze ekonomike dhe intervenuese të presidentit – nxiten nga dëshira e ngjashme me Trumpin për ta riindustrializuar Amerikën dhe për ta rindërtuar klasën e mesme.
Ekipi Biden do të argumentonte, me njëfarë arsye, se politikat e tij janë më sistematike se ato të administratës Trump dhe se ato përmbajnë disa elementë të rinj. Theksi në inkurajimin e energjisë së pastër dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike është dukshëm [qasje e partisë] demokrate.
Përpjekjet e Bidenit për ta frenuar pushtetin kinez, janë gjithashtu më pak të prekshme ndaj tekave presidenciale. Trumpi e kishte prirjen ta tundte Kinën me një frymë dhe ta lavdëronte liderin e Kinës, Xi Jinping, me një frymë tjetër. Ai ndoshta i ka parë tarifat si mjet për ta negociuar përfundimisht një marrëveshje më të mirë tregtare me Kinën, derisa pandemia i hodhi jashtë kursit të gjitha përpjekjet për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Pekinin.
Administrata Biden është më pak e fokusuar në bilancin tregtar ShBA-Kinë dhe po bën përpjekje më sistematike për ta kufizuar eksportin e teknologjive kryesore në Kinë. Ekipi i Bidenit gjithashtu mund të pretendojë se ka investuar shumë më tepër para në përpjekjet për ta riindustrializuar ShBA-në sesa që ka bërë Trumpi.
Por, këto janë kryesisht ndryshime në zbatim dhe jo në filozofinë bazike. Ashtu siç nuk do ta pranonin, ekipi i Bidenit ka arritur të përvetësojë shumë nga supozimet bazike të Trumpit – në lidhje me tregtinë, me globalizimin dhe me rivalitetin me Kinën.
Dy faktorë e kanë nxitur këtë rivlerësim. Së pari, fitorja e Trumpit në vitin 2016, i detyroi demokratët të merrnin më seriozisht gjendjen dhe zemërimin e punëtorëve amerikanë. Administrata Biden ka arritur në përfundimin se popullit amerikan nuk mund t’ia shesë më globalizimin. Pa një përpjekje për të adresuar shtytësit ekonomikë të trumpizmit, vetë demokracia mund të jetë në rrezik. Kështu, ekipi i Bidenit më në fund i ka braktisur zgjidhjet e tregtisë së lirë, që u përqafuan nga “demokratët e rinj” të Bill Clintonit në vitet 1990.
Administrata Biden gjithashtu beson, siç argumentoi Trumpi, se në fakt kanë dështuar 40 vjetët e politikës së ShBA-së ndaj Kinës dhe se Kina e udhëhequr nga Partia Komuniste nuk do të jetë kurrë “palë e përgjegjshme e interesit” në sistemin ndërkombëtar.
Prandaj, në aspekte të rëndësishme, Trumpi solli revolucion të qëndrueshëm në politikën e jashtme dhe të brendshme të ShBA-së.
Mund të duket e çuditshme – madje edhe e neveritshme – t’i jepet atij merita për ndryshimet serioze në ideologji dhe në politikë. Për shumë njerëz në Uashington, Trumpi është barbar, trashëgimia përcaktuese e të cilit do të jetë gjithmonë sulmi ndaj sistemit demokratik amerikan. Por, ndoshta kishte nevojë për një barbar që t’i thyente tabutë për të krijuar një ndarje kaq vendimtare nga një konsensus 40-vjeçar mbi tregtinë, globalizimin dhe Kinën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles