Rowena Murray e di që të gjithë duan të kenë progres e të blejnë shtëpitë e tyre, veturat luksoze etj., por 39 vjeçarja është shumë e lumtur me jetën e saj beqare që e bën në shtëpinë e saj me qira në Melbourne.
Shkrimtarja dhe shitësja digjitale, Rowena Murray, i kalon mbrëmjet e saj duke bërë pilates, duke ushtruar kickbox, ajo i ushqen qentë e fqinjëve të saj kur ata nuk janë në shtëpi, si dhe ajo ka shkruar një libër edukativ të seksit për rrjete sociale, libër i quajtur ‘For Foxes’ Sake’.
Murray ka shumë shokë, përfshirë edhe shokun e saj të ngushtë i cili është 20 vjet më i vjetër, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk jam thuajse kurrë në shtëpi, dhe në plotë kuptimin e fjalës nuk shikoj asnjëherë televizor’, thotë ajo.
“Dal në takime me njerëz dhe është e mahnitshme të kesh një shoqëri të tillë, dikë që ta pish një gotë verë, e gjithashtu jam e lumtur dhe ndihem e përmbushur. Nuk jam e zënë vetëm sepse duhet të jesh e angazhuar”.
Përvoja e Rowenës është gjithnjë e më shumë tipike, në një botë ku shumë nga ne po i shmangemi martesës dhe fëmijëve, si dhe ku përqindjet e divorcit mbesin të larta.
Gjithashtu edhe hulumtimet tregojnë se njerëzit beqarë janë ndër anëtarët më krucial të shoqërisë sonë.
Beqarët thuhet të bëjnë më shumë punë vullnetare në punë me përgjegjësi ku kërkohet kujdes, sesa ata me familje të re.
Ata mund të kontribuojnë më shumë taksa përmes punëve me paga të mëdha, dhe krijojnë rreth të gjerë shoqëror.
Në shoqërinë tonë beqarët jo vetëm që janë duke bërë punë shumë të mirë, por edhe duhet pasur zili ata.
Rowena planifikon të shkruaj një libër tjetër dhe të udhëtoj, më parë sesa të ‘rehatohet’ dhe të ketë fëmijë.
“Nëse nuk kam dashur ta bëjë këtë deri tani, pse t’i vë vetës presion?”. “Jam e interesuar të vazhdoj të bëjë ndryshme të mëdha”, thotë ajo.
Mes viteve 1980 dhe 2011, numri i personave që jetonin vetëm në të gjithë botën është dyfishuar, nga rreth 118 milionë në 277 milionë, dhe thuhet të pësoj rritje në 334 milionë deri në vitin 2020, sipas ‘Euromonitor International’.
“As grupet shoqërore, as çiftet e as klanet e ndryshme nuk janë duke u bërë njësitë fundamentale të shoqërisë sonë më shpejt sesa individët”, shkruan Bella DePaul, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, që merret me studimin e psikologjisë shoqërore të beqarëve.
Përderisa pjesëmarrësit e shumë studimeve klinike i kishin gjykuar njerëzit e martuar si njerëz më të mirë, më besnik dhe më të kujdesshëm, dhe ata beqarë si më të turpshëm, vetmuar dhe më egoist, zonja DePaul e ka zbuluar se e kundërta e kësaj është e vërtetë.
“Beqarët kanë tendenca të kalojnë më shumë kohë duke u lidhur me të tjerët dhe duke i ndihmuar të tjerët, sesa të martuarit”, thotë ajo.
Pavarësisht fakteve që njerëzit beqarë japin më shumë, ideali i një familjeje mbetet jashtëzakonisht këmbëngulës.
Aimee Croxon, nga Dubbo, gati 29 vjeçare, thotë se shumica e shokëve të saj janë duke u martuar, por ajo nuk brengoset për këtë.
“Unë punoj në marketingun e turizmit, dhe njëkohësisht jam duke studiuar juridik”, ka thënë ajo për news.com.au.
Zgjohem në ora 6 të mëngjesit për të studiuar para se të shkoj në punë. Në mbrëmje bëj ushtrime fizike dhe takohem me shokët. Kam shokë të mahnitshëm, karrierë të suksesshme dhe udhëtoj shumë.
Unë jam në lidhje, por nuk dua të ngelem me të vetëm sepse duhet të jesh në një lidhje, unë dua të jem me personin e duhur. Nëse kjo nuk ndodhë deri në 5 apo 10 vitet e ardhshme, apo edhe kurrë, unë do të jem në rregull me këtë gjë”, tregon ajo.
Aimee mendon se të qenit beqare nuk është diçka që të bën të ndihesh vetëm.
Ajo thotë se çdo njeri vuan nga vetmia. “Unë kam një rrjet dhe lidhje të mahnitshme”, thotë ajo.
Një studim në gazetën ‘Social Science & Medicine’ ka zbuluar se gratë të cilat nuk kanë qenë asnjëherë të martuara dhe që nuk kanë fëmijë, rregullisht marrin pjesë në grupe shoqërore dhe bëjnë më shumë punë vullnetare sesa ato që janë apo kanë qenë të martuara.
Dhe kjo nuk është vetëm tek gratë. Kur Dan Thomas, 30 vjeçar, ishte ndarë nga e dashura e saj me të cilën kishte pasur një lidhje 5 vjeçare, ai kishte vendosur që mos ta lë mizërinë ta kaploj atë. Sydneysider ka thënë se ai nuk është i interesuar të takohet me dikë për të paktën 5 vite pasi që ai ka nevojë të fokusohet në punën e tij si konsulent biznesi.
“Që të keni një lidhje efektive dhe aq më të fortë sa është e mundur, edhe mashkulli edhe gruaja duhet të jenë të lumtur me karrierën e tyre, jetën personale dhe të jenë të lumtur me pavarësinë e tyre”, thotë Thomas.
Daniel Battaglia, 33 vjeçare, pajtohet me këtë. “Unë thjesht udhëtoja në Nju Jork, Romë, Hagë, Londër, nga tetori i vitit 2014 deri në marsin e vitit 2015, periudhë në të cilën njëkohësisht e drejtoja biznesin tim të internetit, ‘Parking Made Easy’”, thotë Battaglia duke shtuar se ai ndihej i lirshëm, me një liri për të bërë çfarëdo që ai donte.
“Nuk ndihesha shumë i vetmuar pasi që rrija në kontakt me familjen dhe shokët përmes internetit, e gjithashtu ti gjithmonë takohesh me njerëz të ri kur je një person që udhëton. Kam kaluar kohëra të mira me disa vajza, e gjithashtu kam dalur për të pirë birrë me disa shokë. Nëse do të kisha grua apo familje unë asnjëherë nuk do të kisha mundur të rrezikoja që të udhëtoj dhe ta filloja biznesin tim”
Për njerëzit që kanë kaluar përmes martesës, fëmijëve e divorcit, ri-martesa zakonisht është një gjë me prioritet të vogël. Janet Bailey, 43 vjeçare nga Brisbane, ka thënë se nuk ka ndonjë dëshirë të martohet edhe pas 5 viteve qysh nga divorci i saj.
“Mua më mungon pjesa fizike e një lidhjeje, por unë asnjëherë nuk jam e vetmuar. Unë jam kujdestarja primare e 3 fëmijëve të mi. Unë jam e angazhuar me aktivitet e tyre dhe shkollimin e tyre. Veç këtyre unë e kam edhe biznesin tim për dizajn të brendshëm, të cilin e kam qe 23 vite. E dua punën time. Vazhdimisht kam bashkëpunim shoqëror me klientët e mi dhe mua më pëlqen të njoftoj njerëz të ri.
Familja e ime e ngushtë jetojnë të gjithë afër meje dhe e kam një rreth të ngushtë shoqëror të cilët i njohë qe një kohë të gjatë, e që bashkë me familjen më ofrojnë shumë mbështetje kur kam nevojë me jetën e përditshme. Për momentin i kam dy shtëpi dhe e jetoj një jetë shumë të lumtur.
Aspiratat tradicionale të shekullit të kaluar për lidhjet nuk vlejnë më për mua”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme