Nëse vjen fjala tek problemet shëndetësore, mosha 50-vjeç mund të jetë fillimi i tyre. Shpesh dëgjoni prindërit apo të afërmit 50-vjeçarë e sipër, që ankohen për dhimbje kockash, muskujsh, si dhe mund t’i shihni më nervozë se zakonisht
Nëse po i afroheni 50-ave këtu gjeni disa nga problemet që mund të përballeni dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.
Gjunjët
Në mënyrë tipike, 50-vjeçarët mund të vuajnë nga një sërë ankesash në gju. Amortizatorët në gjunjë priren të dehidratohen dhe bëhen më të ngurtë me kalimin e moshës dhe mund të dëmtohen më lehtë pas lodhjes së tepërt apo ndonjë presioni tjetër. Simptomat mund të jenë dhimbje e lokalizuar, ënjtje të nyejve, dhe bllokim kur gjunjët janë të përkulur.
Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:
Ndodh që kur dhimbja e gjunjëve fillon, njerëzit e shmangin lëvizjen, por kjo i bënë kyçet të dobësohen akoma më shumë, duke e bërë më të komplikuar problemin tuaj.
Nëse vuani nga një dhimbje në gjunjë, këshillohet që të kaloni 10 minuta në ditë duke bërë këtë ushtrim: Ulur në një karrige, drejtojini të dyja këmbët, duke i ndjerë kërcinjtë të shtrënguar, më pas lirojeni dhe përsëriteni 20 herë.
Shikimi
Një tjetër problem që haset në këtë moshë është shikimi. Dhe, nëse keni pasur një shikim mjaft të mirë gjatë jetës suaj, në këtë moshë nisin shqetësimet e para. Me kalimin e moshës thjerrëzat e syrit të ngurtësohen dhe humbin elasticitetin, kjo krijon atë që quhet presbiopia.
Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:
Presbiopia mund të trajtohet lehtësisht me syze ose lente kontakti. Vizitat e rregullta tek okulisti janë thelbësore. Përdorimi i syzeve të diellit, ultra UV në diell mund të ndihmojë në mbrojtjen nga katarakti.
Mendja
Ata që janë në të 50-tat e tyre mund të përballen me një ‘stuhi’ stresi. Mund të vini re që shqetësoheni për gjërat më të vogla. Madje dhe studimet tregojnë se njerëzit rreth moshës 50-60 vjeç ishin mjaft të prirur për të pasur ndjenja ankthi dhe stresi.
Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:
Pranoni se si po ndiheni – depresioni mund të shfaqet si zemërim dhe nervozizëm, si qëndrim pasiv dhe dëshpërim. Flisni me dikë, qoftë me mjekun e familjes ose një mik apo i afërm i besuar. Përpiquni të ndryshoni stilin e jetesës, duke përfshirë pak aktivitet fizik në jetën tuaj.
Dhimbje shpine
Dhimbja e shpinës është një nga rezultatet më të mëdha të ditëve të punës përgjatë jetës, e cila ka tendencë të fillojë midis moshës 40 dhe 60, shkruan Class.
Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:
Në mënyrë tipike, nëse shkoni tek mjeku, do t’ju japë anti-inflamatorë dhe / ose disa relaksues të muskujve dhe ato mund të funksionojnë në një periudhë afatshkurtër.
Provoni këtë ushtrim: Pozicionohuni me duar dhe gjunjë të tendosur në tokë, ngrijeni krahun e majtë dhe këmbën e djathtë, pastaj futini poshtë jush dhe kaloni më pas në ngritjen e krahut të djathtë dhe këmbës së majtë.
Provoni tre ose katër sete me nga 15 deri në 25 përsëritje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës