Partia Socialdemokrate përmes një reagimi publik ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për gjendjen e krijuar në Telekom.
PSD thotë se ish-kryeministri, Avdullah Hoti dhe ish-ministrja, Rozeta Hajdari duhet të përgjigjen për situatën e krijuar, transmeton Telegrafi.
“Shihni si paska ndodhur, përgjigja në padi e përgatitur nga stafi i afërt i ministres, bashkë me Avokaturën Shtetërore paska humbur nëpër sirtarët e administratës. Gjithë ato borde u shkarkuan, kurse lënda e Telekomit paska humbur. A dëgjuat, fajin për këtë e paska SHIK-u. Si është e mundur që një lëndë aq e rëndësishme, rreth të cilës angazhohen gjithë ata profesionistë, thjesht humbet rrugës. A nuk kërkoi llogari direkte për këtë ministrja Hajdari e kryeministri Kurti?! A u pushua nga puna dikush për këtë papërgjegjësi”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Reagimi i plotë:
“Çfarë kohërash, çfarë ngjarjesh?! Sapo e kuptuam se Z-Mobile mund ta fitojë edhe një arbitrazh kundër ndërmarrjes më fitimprurëse publike, Telekomit, duke e çuar atë drejt falimentimit, pa një përgjigje në padi nga institucionet publike. Asnjë fjalë! Dhe kur? Kur po qeverisnin “bijtë e popullit” kundër oligarkëve.
Shihni si paska ndodhur, përgjigja në padi e përgatitur nga stafi i afërt i ministres, bashkë me Avokaturën Shtetërore paska humbur nëpër sirtarët e administratës. Gjithë ato borde u shkarkuan, kurse lënda e Telekomit paska humbur. A dëgjuat, fajin për këtë e paska SHIK-u. Si është e mundur që një lëndë aq e rëndësishme, rreth të cilës angazhohen gjithë ata profesionistë, thjesht humbet rrugës. A nuk kërkoi llogari direkte për këtë ministrja Hajdari e kryeministri Kurti?! A u pushua nga puna dikush për këtë papërgjegjësi?
Ish kryeministri Kurti dhe ish ministrja Hajdari duhet të përgjigjen për këtë. Qeveria që ata udhëhiqnin nuk e paska mbrojtur Telekomin. Ky është fakti. Për shkaqet e motivet nuk do t’i kopjojmë diskurset e tyre komplotiste, por kërkojmë hetim deri në fund. Pavarësisht se në derën e kujt shpie ky hetim.
Kjo ngjarje e konfirmon edhe një herë hipokrizinë që e kaluam. Terminalet e shumëpërmendura të oligarkëve as nuk u zunë në gojë. T’u rritej tatimi, nuk u bë fjalë.
Neoliberalizmi grabitqar e ka dorë të djathtë zyrtarin e korruptuar shtetëror. Në anën tjetër, në pamundësi për t’i përmbushur pritjet, veçori e populistëve po bëhet gënjeshtra në emër të popullit. Të dyja këto duhet t’i refuzojmë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë