LAJMI I FUNDIT:

PSD i quan të jashtëligjshme arrestimet e djeshme: Të lirohen aktivistët

PSD i quan të jashtëligjshme arrestimet e djeshme: Të lirohen aktivistët

Arrestimet e së mërkurës në protestën e organizuar kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga aktivistë të Partisë Social Demokrate po konsiderohen si të padrejta dhe të jashtëligjshme nga ky subjekt.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj tha se vepra për të cilën po dyshohen aktivistët është “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për çka tha se aty është përdorur vetëm tymues dhe mjete piroteknike.


Ai shtoi se pas ekzaminimit të protestës, forenzika i ka vendosur si provë edhe bombolat e gazit, që të njëjtat sipas tij janë përdorur edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

“Asnjë pronë private nuk është dëmtuar prej protestës tonë. Kanë qenë vetëm aktivistët tanë të cilët disa prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor madje edhe këtu në zyrat e partisë… që kanë qenë të cenuar fizikisht nga përdorimi jo proporcional i forcës nga ana e Policisë… Gjashtë aktivistë tanë dje janë arrestuar dhe sot janë në burg për arsyen e vetme sepse kanë protestuar. Protesta është një prej të drejtave kryesore politike që i njihet qytetarëve të demokracive zhvillimore.

Ne dje të vetmen gjë që e kemi bërë, e kemi shprehur kundërshtinë tonë ndaj një gjykate të cilën ne dhe shumë qytetarë të Republikës së Kosovës e cilësojnë si të padrejtë… Ata persona që janë Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi, Gent Brahimi, sot janë në qendrat mbajtëse, mbrëmë e kanë kaluar natën në stacione policore”, tha Kukaj, raporton kp.

Gaz lotsjellës, sprej, mjete piroteknike e arrestime, gjithçka që ndodhi në protestën e PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Gaz lotsjellës, sprej, mjete piroteknike e arrestime, gjithçka që ndodhi në protestën e PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale

Kuka e quajti skandal faktin se krahas Policisë së Kosovës, gjatë protestës së djeshme në arrestim u përfshinë edhe sigurimi i hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.

“Vepra për të cilën ata po dyshohet ose është bërë ky procedim penal, është përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 i kodit penal të Republikës së Kosovës… Për tu kualifikuar kjo vepër, duhet të përdoren armë, nëse dikush inkriminohet sipas kësaj vepre duhet të përdorë armë… E kemi parë që kur është bërë ekzaminimi i protestës prej mjeteve forenzike si prova janë vendosur edhe bombolat e gazit… të njëjtat u përdorën edhe nga ana e policisë…Është e qartë që provimi i tyre nga liria është i jashtëligjshëm dhe jemi të shqetësuar që jemi në këtë situatë…

Tjetër skandal që e kemi vërejtur dje gjatë protestës është që të përfshirë në arrestimin e këtyre personave përveç policëve kanë qenë edhe pjesëtarë të sigurimit privat të hotelit ku po qëndronte Ekaterina Trendalifilova. I kërkojmë organeve gjegjëse, edhe policisë edhe prokurorisë që para se t’i shikojnë portalet, para se të shikojnë ndjeshmërinë politike, t’i shikojnë faktet dhe t’i kuptojnë të drejtat që na takojnë neve dhe sa më parë t’i lirojnë aktivistët tanë”, potencoi Kukaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori