Votim u zhvillua të shtunën, gjatë kongresit të kësaj force politike, ndërkohë që dje nuk u arrit të bëhej numërimi për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Rreth 40 numërues të PS-së pritet të numërojnë 1500 votat e delegatëve. Nuk dihet ende nëse sot PS-ja do të ketë një rezultat në lidhje me Asamblenë. Në fletën e votimit të PS-së ndodhen listat me 186 emrat e kandidatëve, nga të cilët do të hyjnë 120 persona. /Telegrafi/