Provoni ilaçin qind për qind natyral kundër zbokthit

Rezultatet janë të dukshme pas tretmanit të parë
Kush do të thoshte që artikulli të cilin çdo ditë e përdorin në kuzhinë mund të bëjë aq shumë për bukurinë tonë, transmeton Telegrafi.
Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me minerale siç janë magnezi, kaliumi dhe natriumi, ndërsa atë e bëjnë aleat shumë të fuqishëm të bukurisë.
Përdoret për piling të fytyrës dhe trupit, zbardhjen e dhëmbëve, si edhe banjë për shputa të lodhura, por a e keni ditur që mund t’jua zgjidhë problemin me zbokthin?
Është bonus që ky tretman, në të cilin blogeret botërore betohen, është i lirë – një kg kripe të trashë kushton më pak se 1 euro.
Njomni flokët dhe ndani në disa pjesë. Nëpër sipërfaqe të kokës qitni një ose dy lugë kripë deti dhe me gishta të lagur bëni butësisht masazh flokëve 10-15 minuta.
Nëse mund të kërkoni nga dikush që t’jua bëjë masazhin – edhe më mirë!
Do të jetë më i efektshëm, ndërkaq edhe ju do të mund të kënaqeni me masazh.
Pastaj qitni shampon dhe shpëlani flokët.
Rezultati do të jetë i dukshëm që nga tretmani i parë! /Telegrafi/




















































