Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se provokimet e maturantëve serbë në veri kanë për qëllim të nxisin tensione.

Islami thotë se edhe tubimi i së premtes po dirigjohej nga persona të caktuar, transmeton Telegrafi.


"Politikat nacionaliste në Veriun e Kosovës po vazhdojnë edhe në ditët e sotme nga eksponent të Radoiqiqit, përpjekjet për të ngjallur urrejten ndaj shqiptarëve nuk kanë të ndalur. Dje në sheshin kryesor në Mitrovicën e veriut e pamë të njëjtën skenë, maturantë serbë duke dale në rrugë me flamuj dhe këngë nacionaliste e me sllogane të vjetra ” kur të ktheheni në Kosovë” , “ Kosova është serbi “ etj. Ajo çka vrehej në këtë tubim ishte se ai dirigjohej nga persona të caktuar dhe here pas here merrin instruksione përmes telefonave se si të veprohet", ka pohuar ai.

Islami tutje ka shkruar se "Ajo çka ra në sy ishin edhe disa flamujë të klubit nacionalist – "Cervena Zvezda " e që ata njihen për këngë e kore nacinaliste".

"Pra këtu nuk kemi të bëjmë me manifestim të maturës por me instrumentalizim të rinisë për përçarje dhe tendenca që të ngrihen tensione dhe destabilizim të vendit", tha Islami. /Telegrafi/